TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-gjyqtari Sali Berisha dënohet me 30 muaj burgim

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ish-gjyqtari Sali Berisha dënohet me 30 muaj burgim

Është shpallur fajtor dhe është dënuar me 2 vite e gjysmë burgim ish-gjyqtari Sali Berisha i cili akuzohet për marrjen e 2 mijë eurove ryshfet dhe posedim të revoles pa leje. Atij i është shqiptuar edhe dënimi plotësues ku i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike dhe shtetërore për tri vitet e ardhshme.

Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Mentor Bajraktari.

Berisha është dënuar edhe me gjobë prej 4 mijë eurosh për “marrje ryshfeti” dhe 1 mijë euro për armëmbajtje pa leje.

Dënimin unik me gjobë prej 5 mije eurove duhet ta paguajë në afat prej 1 muaji pas plotëfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas aktgjykimi të njëjtit do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe se në rast se Berisha nuk mund ta paguajë dënimin me gjobë i njëjti mund të zëvendësohet unik me gjobë në dënim me burgim në kohëzgjatje prej 250 ditëve duke ia llogaritur çdo ditë të kaluar në paraburgim në shumë prej 20 euro.

Po ashtu gjykatësi Bajraktari tha se sipas aktgjykimit ndalimi i funksionit në administratë publike do të ekzekutohet pas mbajtjes së dënimit me burgim të shqiptuar në këtë aktgjykim dhe se të njëjti i konfiskohet edhe arma e tipit “Zaza Mini”, të kalibrit 8 mm së bashku me 10 fishekë.

Gjykatësi Bajraktari po ashtu tha se të dënuarit Berisha i kthehet shuma prej 10 mijë euro pasi që nuk kishte bazë ligjore për konfiskimin e tyre për shkak se nuk ishte vërtetuar se të njëjta janë fituar me kryerjen e veprës penale.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Bajraktari i dënuari Berisha u detyrua që të paguajë paushallin gjyqësor në shumë prej 300 euro si dhe 100 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Po ashtu në fund gjykatësi Bajraktari tha se për veprën penale “Marrje ryshfeti ishte bërë rikualifikimi i të njëjtës nga paragrafi i dytë në paragrafin e parë.

“Sa i përket veprës penale “Marrje ryshfeti” gjykata me administrimin e provave ka bërë rikualifikimin e veprës penale nga paragrafi 2 i nenit 421 në paragrafin 1 të Kodit penal të Republikës së Kosovës me qenë se nuk e ka vërtetuar se i njëjti kishte vepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare por e ka vërtetuar se ka vepruar në pajtim me detyrën zyrtare”, tha gjykatësi Bajraktari.

Palët e pakënaqura, kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 30 ditësh.

Në seancën e fundit e mbajtur më 24 prill, Prokuroria Speciale kishte kërkuar dënimin e ish- gjyqtari Sali Berisha, ndërsa mbrojta lirimin e tij.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 shkurt 2020, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i pandehuri Sali Berisha, gjyqtar në Departamentin për Krime të rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, akuzohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë kishte kërkuar dhe kishte pranuar përfitim në mënyrë që të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.

Siç thuhet në aktakuzë, më 19 shtator 2019, i pandehuri Berisha ishte takuar me dëshmitarin F.Z, prej të cilit kishte pranuar shumën prej 2 mijë euro, e të cilët ishin dakorduar që në një rast ku për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” ishte i akuzuar vëllai i dëshmitarit F.Z, i pandehuri Berisha, si kryetar i trupit gjykues, të shqiptojë dënim të favorshëm, ku për këto vepra kishte shpallur dënim prej tre viteve, me kusht që brenda dy viteve të mos kryejë vepër tjetër penale.

Për këtë, ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” sipas nenit 421, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në 12 vjet.

Përpos kësaj, gjykatësi Berisha, është duke u akuzuar se deri më 19 shtator 2019, ka mbajtur pa leje një revole të tipit “Zaza Mini”, të kalibrit 8 mm, së bashku edhe me 10 fishekë, e cila i ishte sekuestruar me rastin e bastisjes në banesën e tij në Pejë.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në një mbledhje të jashtëzakonshme, më 20 shtator 2019, e kishte pezulluar gjykatësin Sali Berisha, pas arrestimit të tij, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale të korrupsionit. /BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Propaganda e VV-së e paarritshme te AAK-ja, nuk biem në pallavra politike

Berisha: Propaganda e VV-së e paarritshme te AAK-ja, nuk biem në pallavra politike

Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit shkaktoi dhimbje të thella që s’do të shuhet kurrë

Osmani: Lajmet e mira për Kosovën s’do të ndalen

Durmishi: I kemi shkëputur kontratat për 4 segmente të autostradës së Gjilanit

Durmishi: I kemi shkëputur kontratat për 4 segmente të autostradës së Gjilanit

Durmishi: Nuk ka komunë në Kosovë që Qeveria Kurti nuk ka bërë investime

Durmishi: Nuk ka komunë në Kosovë që Qeveria Kurti nuk ka bërë investime

Berisha: Propaganda e VV-së e paarritshme te AAK-ja, nuk biem në pallavra politike

Berisha: Propaganda e VV-së e paarritshme te AAK-ja, nuk biem në pallavra politike

Emisioni “Info Nata” 19.12.2025

Hamza premton paga dhe pensione 50% më të larta, sfidon kritikat e Kurtit

Hamza premton paga dhe pensione 50% më të larta, sfidon kritikat e Kurtit

Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit shkaktoi dhimbje të thella që s’do të shuhet kurrë

Osmani: Lajmet e mira për Kosovën s’do të ndalen

Durmishi: I kemi shkëputur kontratat për 4 segmente të autostradës së Gjilanit

Durmishi: I kemi shkëputur kontratat për 4 segmente të autostradës së Gjilanit

Durmishi: Nuk ka komunë në Kosovë që Qeveria Kurti nuk ka bërë investime

Durmishi: Nuk ka komunë në Kosovë që Qeveria Kurti nuk ka bërë investime

Drilon Hajrizi ndahet me Trepçën

Reagon ashpër Drilon Hajrizi: “Isha më i miri i vitit 2025”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën