TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-e dashura e Diddy-t: Më rrahu brutalisht pak javë pas publikimit të videos me Cassie

by teve1
1 vit ago
0
A A
Ish-e dashura e Diddy-t: Më rrahu brutalisht pak javë pas publikimit të videos me Cassie

Një tjetër dëshmi tronditëse është shfaqur në gjyqin kundër reperit të njohur Sean “Diddy” Combs.

Një ish-e dashur e tij, e identifikuar si “Jane”, ka deklaruar para jurisë se Diddy e ka rrahur brutalisht vetëm pak javë pas publikimit të videos së dhunës ndaj Cassie-t, e cila u transmetua nga CNN në maj të vitit 2024.

Sipas dëshmisë së saj të dhënë të hënën, “Jane” ka treguar se nuk ishte takuar me Diddy për rreth një muaj pas daljes së videos me Cassie, deri në 18 qershor, kur ai e vizitoi në shtëpinë e saj në Los Angeles. Ajo e përshkroi atë ditë si “jashtëzakonisht të tmerrshme”.

Sipas Jane, Diddy sapo ishte kthyer nga një udhëtim familjar në Utah dhe po qëndronin në oborrin e shtëpisë së saj, duke konsumuar shampanjë dhe tekilë.

Gjatë bisedës, ajo e pyeti se me kë kishte qenë në udhëtim, dhe pas një përplasjeje verbale e quajti “pedofil”, duke aluduar se ai kishte qenë me një vajzë rreth 18–21 vjeçare, megjithëse ishte 25 vite më e re se ai.

Pas këtij momenti, situata sipas saj degradoi në dhunë fizike. Jane tha se i kishte shtyrë kokën Diddy-t në një banak mermeri dhe i kishte hedhur qirinj, duke i thënë se e urrente.

Ajo rrëfeu se ishte përpjekur të futej në dhomën e gjumit për t’u mbyllur, por Diddy kishte shkelmuar derën dhe kishte hyrë brenda.

Kur ajo u përpoq të fshihej në banjo dhe më pas në garderobë, ai sërish kishte ndjekur dhe hyrë me forcë.

Jane tha para jurisë se ishte përpjekur të dilte nga shtëpia, por Diddy e kishte kapur, e kishte goditur pas gjurit duke e rrëzuar dhe më pas e kishte marrë në një “chokehold” – një lloj shtrëngimi në qafë.

Ajo rrëfeu se kishte arritur të shpëtonte dhe ishte fshehur jashtë për afërsisht dy orë.

Kur ishte kthyer në shtëpi, duke menduar se ai ishte larguar, ajo pa Diddy në rrugë.

Pasi u fut sërish brenda dhe u mbyll në dhomën e miqve, ai, sipas saj, e kishte ndjekur dhe sërish kishte shkelmuar derën. Jane tha se përsëri i kishte hedhur qirinj dhe kishte vrapuar drejt verandës. Aty, ata kishin shkëmbyer goditje në fytyrë me njëri-tjetrin.

Pas përplasjes, Jane tha se kishte ikur në oborr dhe ishte shtrirë e përkulur në një cep, ndërsa Diddy e kishte goditur me grushta dhe shkelma, përpara se ta tërhiqte zvarrë për krahu dhe flokësh për ta futur në shtëpi.

Më pas, sipas dëshmisë së saj, ndërsa ndodhej në dhomën e gjumit me Diddy-n, ajo kishte përdorur telefonin e tij për të telefonuar vajzën për të cilën dyshonte se kishte qenë me të në Utah.

Gjatë telefonatës, vajza kishte filluar ta ofendonte, ndërsa Jane rrëfeu se Diddy e kishte mbajtur me forcë dhe e kishte detyruar ta dëgjonte të gjitha fyerjet.

Kjo nuk është hera e parë që gjatë gjyqit përmenden raste të dhunës fizike dhe psikologjike që përfshijnë Diddy-n.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ai nuk është aktualisht i akuzuar zyrtarisht për dhunë në familje.

Përballë dëshmive të shumta që janë bërë publike në gjykatë, imazhi i Diddy-t po dëmtohet rëndë, ndërsa publiku dhe opinioni juridik presin me interes përfundimin e procesit gjyqësor/TAR

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sinan Vllasaliu publikon foto me Dua Lipën

Sinan Vllasaliu publikon foto me Dua Lipën

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Skandali i videove intime, Eli Fara dëshmon në polici

Skandali i videove intime, Eli Fara dëshmon në polici

Gruaja akuzohet për sulm të armatosur në shtëpinë e Rihannës, rrezikon burgim të përjetshëm

Gruaja akuzohet për sulm të armatosur në shtëpinë e Rihannës, rrezikon burgim të përjetshëm

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Personalitete të shumta shtetërore marrin pjesë në inaugurimin e Presidentes Shiroka-Pula

Personalitete të shumta shtetërore marrin pjesë në inaugurimin e Presidentes Shiroka-Pula

Të paktën katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, në trevjetorin e luftës

Të paktën katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, në trevjetorin e luftës

Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

OVL-UÇK kundërshton kritikat e BE-së për ndryshimet në Dhomat e Specializuara

Gruda: Ligji për Specialen në përputhje me standardet evropiane, urime për Shiroka-Pulën

Gruda: Ligji për Specialen në përputhje me standardet evropiane, urime për Shiroka-Pulën

Fitër Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Myftiu Tërnava uron Presidenten Shiroka-Pula: Do të keni mbështetjen e Bashkësisë Islame të Kosovës

Rudolph uron presidenten e Kosovës: Gjermania mbetet partnere e fortë e Kosovës

Rudolph uron presidenten e Kosovës: Gjermania mbetet partnere e fortë e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën