TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-diplomati: BE po merret me cikërrima në pamundësi për ta implementuar marrëveshjen e Ohrit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, e konsideron deklaratë të vonuar dhe jo në nivelin e lidershipit të saj, deklaratën e presidentes Osmani se Kosova duhet të rreshtohet me aleatët edhe në çështjen e Urës së Ibrit, sikur në çështjet e tjera.

Ukshini, e konsideron të tillë sepse sipas tij kreu i shtetit deklarohet para të gjithëve e jo në fund.

“Kjo deklaratë është e vonë dmth tani sot kur janë deklarua OJQ, opozitë, sepse kreu i shtetit deklarohet para të gjithave por është çështje e saj. E dyta, deklarata ka njëfarë kundërthënie sepse unë jam i prirë për ta lexuar mes rreshtave. Rreshti i parë thotë është një vendim politik, nuk është dashur të mbyllej pse është mbyllur, dmth për të lënë spekulime që kjo po din e dikush e ka mbyllë dmth nuk është ashtu. E kanë mbyllur strukturat paralele serbe , ka qenë një vendim aty që e kanë pasur pushtetin. Unë mendoj që është një deklaratë e vonuar dhe nuk është në nivelin e lidershipit të saj”, ka thënë Ukshini në emisionin “Ditari në Tëvë1.

Tutje, Ukshini për deklarimet e BE-së që ka kërkuar të mos hapet ura e Ibrit në këtë kohë, ka thënë se në pafuqi për të implemntuar marrëveshjen e Ohrit, po merret me “cikërrime” siç është çështja e urës, dinarit etj.

Ai ka thënë se nga qëndrimet e BE-së ndaj Kosovës, të krijohet përshtypja që vetëm pesë vende të bllokut e kanë njohur Kosovën e të tjerat jo.

“Mendoj që qeveria mirë ka bërë që e ka aktualizuar këtë çështje sepse unë kam qenë drejtor për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme dhe kam ndjekur situatën atëherë çdo gjë edhe të dialogut e kam ndjekur hap pas hapi dhe nëse ka qenë një marrëveshje në vitin 2015 dhe ka qenë edhe një zotim publik i Bashkimit Evropian, që jo më larg se në qershor të vitit 2016 ura do të hapet, atëherë Bashkimi Evropian në vend se të na mbajë ligjërata që gjoja qenka sensibile, këtu gati sa nuk po na thotë se dëgjo është sikur muri i Berlinit, andej është Bashkimi Sovjetik, andej është Zveçani, epo nuk është Bashkimi Sovjetik, kështu që nuk ka nevojë Peter Stano të bëjë aq drama. Por unë mendoj se Bashkimi Evropian në pafuqi për ta implementuar marrëveshjen e Ohrit po merret me cikërrima”, ka shtuar ai.

Për çështjen e urës së Ibrit ka folur të mërkurën edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka mohuar se BE është kundër hapjes së urës, por ka thënë se kjo çështje duhet të diskutohet në dialog.

Tags: BEUkshiniUra e Ibrit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gaxherri: Abdixhiku s’duhet të jetë kandidat për president nga një marrëveshje eventuale me LVV-në

Gaxherri: Abdixhiku s’duhet të jetë kandidat për president nga një marrëveshje eventuale me LVV-në

Kurti e Abdixhiku arrijnë në Kuvend për takimin konsultativ për zgjedhjen e presidentit

Kurti thotë se është në komunikim me liderët e opozitës për presidentin

Mitrovica kujton të zhdukurit gjatë luftës

Mitrovica kujton të zhdukurit gjatë luftës

Dele ka pak e kërkesat për kurbane janë rritur, AVUK thirrje për respektim të rregullave

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria

Rama: Pallati i djegur do rindërtohet 100% nga ndërtuesi

Rama: Pallati i djegur do rindërtohet 100% nga ndërtuesi

Arsenali përkundër mungesave synon gjysmëfinalen

Arsenali përkundër mungesave synon gjysmëfinalen

Bayern – Real, derbi i mbrëmjes së Championsit

Bayern – Real, derbi i mbrëmjes së Championsit

Gaxherri: Abdixhiku s’duhet të jetë kandidat për president nga një marrëveshje eventuale me LVV-në

Gaxherri: Abdixhiku s’duhet të jetë kandidat për president nga një marrëveshje eventuale me LVV-në

Juventusi llogarit në Zhegrovën, nuk e largon në verë

Zhegrova dëshiron të mbetet te Juventusi

Vazhdojnë sulmet izraelite në Liban, 13 persona të vrarë

Vazhdojnë sulmet izraelite në Liban, 13 persona të vrarë

Digjet zhveshtorja e skuadrës së Shaqirit, klubi publikon pamjet

Digjet zhveshtorja e skuadrës së Shaqirit, klubi publikon pamjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën