TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ish-agjenti i kundërzbulimit në FBI ndihmoi oligarkun rus

nga Besarta Mehmeti
2 vjet më parë
0
A A
Ish-agjenti i kundërzbulimit në FBI ndihmoi oligarkun rus

Charles McGonigal, agjenti special që drejtonte divizionin e kundërzbulimit në Nju Jork gjatë periudhës 2016-2018, akuzohet në një padi të bërë të njohur të hënën se bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që tashmë punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.

Zoti McGonigal, i cili drejtonte hetimet për oligarkët rusë, përfshirë për zotin Deripaska, përpara se të dilte në pension në vitin 2018, akuzohet se punoi për të hequr sanksionet ndaj tij në vitin 2019 dhe se mori para prej tij në vitin 2021 për të hetuar një oligark rival.

Zoti McGonigal, 54 vjeç, dhe përkthyesi Sergey Shestakov, 69 vjeç, u arrestuan të shtunën. Zoti McGonigal u ndalua pasi zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar “John F. Kennedy”. Ata pritet të dalin të hënën përpara gjykatës në Manhatan dhe po mbahen në burgun federal në Bruklin.

Zoti McGonigal dhe zoti Shestakov akuzohen për shkelje, si dhe për konspiracion për të shkelur Ligjin për Autorizimin për Emergjencat Ekonomike Ndërkombëtare, për konspiracion për pastrim parash dhe për pastrim parash. Zoti Shestakov akuzohet gjithashtu se ka bërë deklarata të rreme për FBI-në.

Zoti McGonigal u akuzua paralelisht në një gjykatë në kryeqytetin Uashington për fshehjen e 225 mijë dollarë pagesave që pati marrë nga një burim i jashtëm, person me të cilin pati udhëtuar së bashku në Evropë.

Departamenti i Drejtësisë thotë se zoti McGonigal gjithashtu fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarët.

Prokurorët thonë gjithashtu se ai nuk dha emrin e personit që e shoqëronte gjatë udhëtimit, si dhe nuk informoi se qëndrimi i ishte siguruar falas.

Departamenti i Drejtësisë thotë se pasi mbërriti në Shqipëri, ai u takua me kryeministrin shqiptar dhe e dekurajoi atë nga dhënia e liçencave për kompani ruse guackë për kërkime për naftë në vend. Prokurorët thonë se personat shqiptarë që janë kontakte të zotit McGonigal kishin interesa financiare me këto vendime.

Zoti McGonigal duhet të kishte raportuar në FBI kontaktet me zyrtarë të huaj, por prokurorët thonë se ai i pati fshehur këto nga punëdhënësi, ndërsa vazhdonte me udhëtime pune dhe ndërkombëtare që e vendosën në konflikt interesi me detyrat e tij si oficer i zbatimit të ligjit.

Departamenti amerikan i Thesarit e shtoi zotin Deripaska në listën e sanksioneve në vitin 2018, për lidhjet me qeverinë ruse dhe sektorin energjitik rus, ndërkohë që Rusia kërcënonte vazhdimisht Ukrainën.

Në shtator, prokurorët federalë në Manhatan akuzuan zotin Deripaska dhe tre bashkëpunëtorë të tij për konspiracion për të shkelur sanksionet amerikane duke marrë masat për t’u siguruar që fëmija i tij do të lindte në Shtetet e Bashkuara.

Mesazhe për komente u lanë për avokatët e zotërinjve McGonigal dhe Shestakov. Avokatët për zotin Deripaska nuk iu përgjigjën menjëherë një mesazhi të dërguar të hënën me postë elektronike ku kërkohej koment.

Padia në Nju Jork thotë se zoti McGonigal u prezantua nga zoti Shestakov në vitin 2018 me një ish-diplomat sovjetik që funksiononte si agjent për zotin Deripaska. Emri i personit nuk jepet në padinë gjyqësore, por Departamenti i Drejtësisë thotë se për të “thuhej në njoftimet publike të mediave se ishte zyrtar i shërbimeve ruse të zbulimit”.

Sipas akuzës, zoti Shestakov i kërkoi zotit McGonigal ndihmën e tij që vajza e agjentit të zotit Deripaska të siguronte një stazh në Departamentin e Policisë të Nju Jorkut. Zoti McGonigal pranoi, thonë prokurorët, dhe i tha një kontakti të tij në departamentin e policisë se “kam një interes me babanë e saj për një numër arsyesh”./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Palestinezët shënjestrohen nga ushtria izraelite ndërsa përpiqen të furnizohen me ujë, 10 të vrarë

Palestinezët shënjestrohen nga ushtria izraelite ndërsa përpiqen të furnizohen me ujë, 10 të vrarë

Tre fëmijë në mesin e 11 civilëve të vrarë nga RSF në Sudanin perëndimor

Tre fëmijë në mesin e 11 civilëve të vrarë nga RSF në Sudanin perëndimor

Opozitarja serbe: Vuçiq në stilin e Sheshelit, rrethohet me xhandarmëri, sulmon qytetarët

Opozitarja serbe: Vuçiq në stilin e Sheshelit, rrethohet me xhandarmëri, sulmon qytetarët

Arrestohen mbi 70 persona në protestat në Britani në mbështetje të grupit të ndaluar Veprimi për Palestinën

Arrestohen mbi 70 persona në protestat në Britani në mbështetje të grupit të ndaluar Veprimi për Palestinën

Rasti i Pjetër Shalës – Të hënën shqiptohet vendimi i Gjykatës së Apelit

Rasti i Pjetër Shalës – Të hënën shqiptohet vendimi i Gjykatës së Apelit

Pensionistët e TMK-së e FSK-së krijojnë shoqatë, mision kanë shërbimin ndaj vendit

Pensionistët e TMK-së e FSK-së krijojnë shoqatë, mision kanë shërbimin ndaj vendit

Sinner e fiton Wimbledonin, Alcaraz humb finalen e parë pas pesë fitoreve

Sinner e fiton Wimbledonin, Alcaraz humb finalen e parë pas pesë fitoreve

Tentim vrasje në Shtime – 38-vjeçari plagoset me armë zjarri, i dyshuari në arrati

Modric kërkon edhe një vit kontratë me Real Madridin

Modriq zyrtarisht i jep lamtumirën Real Madridit

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Viniciusi refuzon rinovimin e kontratës me Realin

Sancho arrin marrëveshje me Juventusin

Sancho arrin marrëveshje me Juventusin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X