TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

IS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Afganistan

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
IS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Afganistan

Grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për bombardimin vdekjeprurës që shënjestroi talibanët të cilët po prisnin në radhë para një banke në jug të Afganistanit për të marrë pagat. Sulmi i së enjtes në një degë të New Kabul Bank në qytetin e Kandaharit la të vrarë tre persona dhe plagosi 12 të tjerë.

Të gjithë viktimat ishin persona që po prisnin në radhë për të marrë pagën, tha Inamullah Samangani, kreu i Departamentit qeveritar për informacione dhe kulturë në Kandahar.

Dega e IS-it, rivalit të madh të talibanëve, ka kryer sulme ndaj shkollave, spitaleve, xhamive dhe zonave shiite në mbarë Afganistanin.

IS-i tha në një deklaratë, që u publikua në agjencinë e tij të lajmeve Aamaq, se një sulmues vetëvrasës shpërtheu rripin e tij me eksplozivë në turmën e talibanëve në afërsi të një banke, të cilët po prisnin të merrnin rrogat e tyre.

Qyteti i Kandaharit është qendër shpirtërore dhe politike për sunduesit e Afganistanit, pasi lideri suprem i talibanëve, Hibatullah Akhundzada, jeton atje dhe vendimet e tij për çështje të mëdha zbatohen nga autoritetet në kryeqytetin afgan, Kabul.

Talibanët morën pushtetin në Afganistan më 2021 gjatë largimit kaotik të trupave amerikane dhe të NATO-s pas 20 vjetësh në këtë shtet. Pavarësisht premtimeve fillestare se do të kishin një qëndrim më të moderuar, talibanët gradualisht kanë rivendosur interpretimin e ashpër të Ligjit islamik të Sheriatit, siç kishin vepruar edhe gjatë sundimit paraprak në Afganistan nga viti 1996 deri më 2001./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

ShBA e mbyll ambasadën në Beirut

ShBA e mbyll ambasadën në Beirut

Irani mohon sulmin ndaj Omanit, e quan “vend mik”

Irani mohon sulmin ndaj Omanit, e quan “vend mik”

Sulmet amerikano-izraelite godasin selinë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Sulmet amerikano-izraelite godasin selinë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin sulmet ndaj Iranit, sipas sondazhit të CNN

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin sulmet ndaj Iranit, sipas sondazhit të CNN

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

“400 euro për operim” – qytetari akuzon për ryshfet në QKUK, institucioni mohon të ketë pranuar ankesë

“400 euro për operim” – qytetari akuzon për ryshfet në QKUK, institucioni mohon të ketë pranuar ankesë

Konfirmohet lëndimi i Ronaldos

Konfirmohet lëndimi i Ronaldos

“Dardanet” startojnë me fitore në kualifikimet e Botërorit

“Dardanet” startojnë me fitore në kualifikimet e Botërorit

Muriq vlerësohet te Sassuolo

Muriq vlerësohet te Sassuolo

Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, u rrëmbye gjatë luftës

Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, u rrëmbye gjatë luftës

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Vullnet a obligim: Deputetët para procesit për zgjedhjen e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën