Përballjen me Kosovën, irlandezët e kanë vlerësuar si tejet të vështirë po selektori i Irlandës, Heimir Hallgrimsson do fitore me çdo kusht.
Ai ka zbuluar se ekipi i tij do të futet në ndeshje me mentalitetin e fituesit, pasi vetëm triumfi ndaj Kosovës ia siguron Irlandës vendin e dytë në grup.
Hallgrimsson ka pranuar se është më se e qartë se duhet ta mposhtin Kosovës, pasi barazimi nuk ka asnjë vlerë dhe për këtë arsye opsioni i vetëm i Irlandës mbeten tri pikët.
Irlanda sonte prej orës 20:45 në Dublin përballet me Kosovën në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve, ndërsa selektori Hallgrimsson pret edhe përkrahje nga tifozët në synimin e tij.
Ai ka insistuar se Irlanda prej minutës së parë do të sulmojë dhe do të jetë agresive, duke pasur parasysh se vetëm fitorja ka vlerë kundër Kosovës.
Irlanda do të jetë pa futbollistin Nathan Collins që mungon për shkak të lëndimit por futbollistët tjerë kanë insistuar se duan fitore për të siguruar vendin e dytë në grup dhe për t’iu revanshuar Kosovës për humbjen që ua shkaktoi në Prishtinë.
Irlanda është e treta në grup me 5 pikë, një më pak se Kosova që zë vendin e dytë, i cili garanton vendosjen në vazon e dytë për shortin e kualifikimeve për “Euro 2028” dhe plejofin për promovim në ligën A të Ligës së Kombeve.




