TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Irani: Sulmet e Izraelit në Gazë mund të detyrojnë të gjithë të veprojnë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Irani: Sulmet e Izraelit në Gazë mund të detyrojnë të gjithë të veprojnë

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, tha më 29 tetor se bombardimet e vazhdueshme të Izraelit në Gazë “mund të detyrojë të gjithë” të veprojnë. Ky është paralajmërimi i fundit i lëshuar nga Republika Islamike që kur nisi lufta mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, tri javë më parë.

Izraeli ka bombarduar territorin e Rripit të Gazës që kur militantët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona, shumica prej tyre civilë.

Që atëherë, në Gazë janë vrarë mbi 7.700 persona, gjysma e tyre fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

“Krimet e regjimit zionist kanë kaluar vijat e kuqe dhe kjo mund të detyrojë të gjithë që të ndërmarrin veprime”, shkroi Raisi në X, që më herët njihej si Twitter.

“Uashingtoni na ka kërkuar ne që të mos bëjmë asgjë, por ata vazhdojnë t’i japin mbështetje të madhe Izraelit”, tha ai.

“SHBA-ja ka dërguar mesazh te Boshti i Rezistencës, por ka marrë një përgjigje të qartë në fushëbetejë”, tha Raisi, duke iu referuar rrjetit që ka Republika Islamike dhe aleatët e saj, sikurse Hezbollahu në Liban, rebelët huthi në Jemen dhe forca të tjera shiite në Irak dhe Siri.

Edhe pse nuk është ende e qartë se çfarë iu referua Raisi, megjithatë ka pasur një sërë sulmes ndaj forcave amerikane në Irak dhe Siri, por edhe shkëmbim të zjarrit midis Hezbollahut dhe forcave izraelite në kufi me Libanin që kur ka nisur lufta midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan REL.

Irani, që mbështet financiarisht dhe ushtarakisht Hamasin, e ka cilësuar sulmin e 7 tetorit të grupit militant palestinez si “sukses”.

Megjithatë, Teherani ka insistuar se nuk ka qenë i përfshirë në sulm.

“Irani e konsideron si detyrë për të mbështetur grupet e rezistencës, por grupet e rezistencës janë të pavarura sa i përket mendimeve të tyre, vendimeve dhe veprimeve”, tha një ditë më parë Raisi gjatë një interviste për Al-Jazeera.

Tags: Gazairanisulmet e Izraelit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, lëndohen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë

Aksident në Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, lëndohen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë

Transformimi vizual i ushtrisë, Qeveria miraton një sërë ndryshimesh

Transformimi vizual i ushtrisë, Qeveria miraton një sërë ndryshimesh

Gruaja palestineze ndërron jetë pasi ushtria izraelite vonoi ambulancën për më shumë se 30 minuta

Gruaja palestineze ndërron jetë pasi ushtria izraelite vonoi ambulancën për më shumë se 30 minuta

Kryeministri serb kërkon që tema e Paunoviqit të mbyllet

Kryeministri serb kërkon që tema e Paunoviqit të mbyllet

Finalja Spanjë-Argjentinë në vazhdime

Finalja Spanjë-Argjentinë në vazhdime

​Spanja kontrollon lojën, Argjentina reziston – pjesa e parë mbyllet pa gola

​Spanja kontrollon lojën, Argjentina reziston – pjesa e parë mbyllet pa gola

Auto Draft

28 vjetori i masakrës në Rahovec- Teqeja që u bë strehë për civilët

Auto Draft

Përurohet lapidari për dy dëshmorët e kombit në Shajnë të Dragashit

Auto Draft

Një muaj në spital i mituri me gjakderdhje, Nëna: QKUK e neglizhoi rastin

Auto Draft

Kujtohet Ramadan Marmullaku – bashkëpunëtori rrëfen jetën dhe kontributin e tij

Nga sot nis operimin linja e re ajrore Kosovë – Francë

Mbi 1 mijë fluturime më pak, çka ndikoi në rënien e udhëtarëve dhe fluturimeve në Kosovë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën