TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Irani shqyrton mundësinë e shqiptimit të gjobave për shkeljen e kodit të veshjes

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Irani shqyrton mundësinë e shqiptimit të gjobave për shkeljen e kodit të veshjes

Një ligjvënës iranian tha se autoritetet po diskutojnë që të vendosin dënime financiare për shkeljen e rregullit për vendosjen e detyruar të hixhabit si një mënyrë për t’u larguar nga burgosja apo ndjekja penale ndaj keqbërësve të perceptuar.

Ky njoftim ndodh në kohën kur ka pakënaqësi në rritje në mesin e iranianëve pas një vale të shtypjes të protestave që u nxitën nga vdekja e Mahsa Aminit, gjatë paraburgimit më 2022.

Amirhossein Bankipour i tha televizionit shtetëror se është arritur konsensus për këtë hap në mesin e trupave kyçë qeveritarë dhe të sigurisë.

Bakinpour tha se kjo lëvizje vjen pas vlerësimeve që gjetën se patrullimet e “policia e moralit” dhe ndëshkimet penale nuk kanë qenë efektive dhe kanë nxitur protesta. Organet qeverisëse, përfshirë Këshillin Suprem të Revolucionit Kulturor dhe Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare, gjetën se gjobat ishin mjet më pak konfrontues për të zbatuar kodin e veshjes, tha ai.

Bankipour muajin e kaluar la të kuptohet se në të ardhmen do të prezantohet një projektligj i ri për hixhabin, që do të gjobiste shkelësit me 30 milionë rialë iranianë (50 dollarë). Ai tha se gjobat do të merreshin drejtpërdrejtë nga llogaritë bankare të shkelësve, si dhe do të kishte gjoba shtesë për përsëritjen e shkeljeve.

Megjithatë, një zëdhënës i policisë tha se ende nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar për gjobat.

Legjislacioni parasheh fuqizimin e tri agjencive të inteligjencës – Ministrisë së Inteligjencës, Organizatës së Inteligjencës të Gardës Revolucionare dhe Organizatës së Inteligjencës së Gjyqësorit – së bashku me policinë dhe forcat paramilitare Basij, për të vepruar kundër grave që shkelin rregullat.

Hixhabi u bë i detyrueshëm për gratë dhe vajzat mbi moshën 9 vjeçe më 1981, dy vjet pas Revolucionit Islamik. Përgjatë viteve, shumë gra kanë shmangur rregullin e veshjes së hixhabit.

Vdekja e Aminit në shtator të vitit 2022, pas arrestimit të saj nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e hixhabit, nxiti një valë protestash që paraqiti një prej sfidave më të mëdha për regjimin islamik që nga revolucioni i vitit 1979./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

17 vjet nga anëtarësimi në NATO, Begaj: Shqipëria, aleate e palëkundur për paqen dhe sigurinë

Izraeli njofton nisjen e sulmeve “në shkallë të gjerë” në Teheran

Ofensiva SHBA-Izrael intensifikohet me shpërthime vdekjeprurëse në të gjithë Iranin

14 persona të plagosur pas një sulmi me raketa drejt Izraelit

14 persona të plagosur pas një sulmi me raketa drejt Izraelit

Trump thotë se po shqyrton tërheqjen nga NATO-ja

Trump thotë se po shqyrton tërheqjen nga NATO-ja

Çështja e presidentit, Mustafa: Diskutime të tilla mbahen në nivel të kryetarëve

Çështja e presidentit, Mustafa: Diskutime të tilla mbahen në nivel të kryetarëve

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë plenare me 16 pika në rend dite

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

17 vjet nga anëtarësimi në NATO, Begaj: Shqipëria, aleate e palëkundur për paqen dhe sigurinë

Izraeli njofton nisjen e sulmeve “në shkallë të gjerë” në Teheran

Ofensiva SHBA-Izrael intensifikohet me shpërthime vdekjeprurëse në të gjithë Iranin

Sekuestrohen mallra të padeklaruara me vlerë rreth 2 mijë euro në Vërmicë

Sekuestrohen mallra të padeklaruara me vlerë rreth 2 mijë euro në Vërmicë

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza i shkruan letër Osmanit: Emëroni pa vonesë anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ, mosveprimi është shkelje kushtetuese

GAP: Rritja e pagave nuk solli përmirësim në punën e kuvendeve komunale

GAP: Rritja e pagave nuk solli përmirësim në punën e kuvendeve komunale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën