TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Irani propozon dënime më të ashpra kundër atyre që publikojnë “lajme të rreme”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Irani propozon dënime më të ashpra kundër atyre që publikojnë “lajme të rreme”

Sipas planit, ata që publikojnë në media “lajme të rreme” apo “fake news” do të jenë përgjegjës për pasojat negative sociale që rrjedhin prej tyre. Rregullat do të “zbatohen për çdo lloj lajmi”.

Mohammad Taghi Naqdali, një anëtar i Komisionit ligjor të Parlamentit iranian, tha se ndjekja penale dhe ndëshkimi nuk kufizohen vetëm për ata që publikojnë lajme me pasoja negative, por “dënimi është përcaktuar edhe për individët ose mediat që ekzagjerojnë lajmin”.

Agjencia e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), e quajti planin kundërmasë ndaj protestave mbarëkombëtare në Iran, me synimin për të fituar më shumë kontroll mbi përdoruesit e mediave sociale.

Më 8 dhjetor, Irani kreu ekzekutimin e parë, që lidhet me protestat anti-qeveritare. Mijëra iranianë kanë protestuar në mbarë vendin që kur Mahsa Amini vdiq në shtator teksa ishte në paraburgim. Ajo po akuzohej nga autoritetet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Qeveria iraniane nisi shtypjen brutale, dhe shpesh vdekjeprurëse, të protestave. Ndërkaq, ligjvënësit kanë kërkuar dënime të ashpra për demonstruesit. Protestat aktuale në Iran janë shndërruar në sfidën më të madhe për udhëheqjen e vendit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore kanë paralajmëruar Teheranin kundër shqiptimit të dënimeve me vdekje për protestuesit, pas proceseve të përshpejtuara gjyqësore, që disa i kanë cilësuar si drejtësi “të rremë”./REL

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli bllokon vizitën e delegacionit kanadez në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izraeli bllokon vizitën e delegacionit kanadez në Bregun Perëndimor të pushtuar

Evropa duhet të mbrojë veten dhe të mbështetet te forcat e veta, thotë shefja e BE-së

Evropa duhet të mbrojë veten dhe të mbështetet te forcat e veta, thotë shefja e BE-së

Gaza: 117 trupa të nxjerrë nga rrënojat në vetëm 24 orë

Trupat e 30 anëtarëve të së njëjtës familje nxirrën nga rrënojat në Gaza

Venezuela akuzon SHBA-në për shkelje të ligjit ndërkombëtar pas bllokadës së naftës

Venezuela akuzon SHBA-në për shkelje të ligjit ndërkombëtar pas bllokadës së naftës

Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit

Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit

Pas kritikave, FIFA prezanton bileta më të përballueshme për Botërorin 2026

Pas kritikave, FIFA prezanton bileta më të përballueshme për Botërorin 2026

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

300 pjesëtarë të sigurisë për duelin Rayo – Drita

300 pjesëtarë të sigurisë për duelin Rayo – Drita

Lëndimi i Emërllahut nuk është serioz, ai pritet të kthehet brenda dy javësh

Emërllahu këtë javë prezantohet te Polissya në Ukrainë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Zvicra në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën