TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Irani paralajmëron shtetasit e tij që të largohen nga Ukraina

nga tëvë1
21 Tetor, 2022
0
A A
Irani paralajmëron shtetasit e tij që të largohen nga Ukraina

Ministria ka thënë përmes një deklarate më 21 tetor se iranianët në Ukrainë këshillohen të largohen nga ky shtet “për sigurinë e jetës së tyre”.

Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt, të dyja palët kanë luftuar në disa rajone të shtetit, sidomos në lindje dhe jug.

Në javët e fundit, Rusia ka nisur një mori sulmesh me raketa dhe dronë kamikazë në qytete të ndryshme të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kievin.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë më 20 tetor se Irani i ka ndihmuar Rusisë rreth operimit me dronë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se iranianët janë në Krime, duke iu ndihmuar rusëve që të shënjestrojnë Ukrainën me dronët iranianë.

Në deklaratën e ministrisë iraniane nuk është përmendur kjo çështje.

Megjithatë, në një tjetër deklaratë të 21 tetorit, pas bisedës telefonike mes ministrit të Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Teherani ka ripërsëritur se “hedh poshtë pretendimet që i ka dhënë Rusisë dronë për luftën në Ukrainë”.

Rusia e ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Një sondazh i Gallupit, i kryer në fillim të muajit shtator, dhe i publikuar më 18 tetor, ka treguar se 70 për qind e ukrainasve dëshirojnë luftë deri në fitore, derisa 91 për qind e konsiderojnë fitore në luftë edhe rikthimin e gjithë territorit të pushtuar nga Rusisë, përfshirë Krimenë.

Vetëm 26 për qind e respodentëve kanë thënë se Ukraina duhet të negociojë fundin e luftës sa më shpejt që është e mundur.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli refuzon ndryshimet e Hamasit në propozimin për armëpushim

Izraeli refuzon ndryshimet e Hamasit në propozimin për armëpushim

Turqia dërgon avionë zjarrfikës në Siri ndërsa përballet me zjarre në territorin e saj

Turqia dërgon avionë zjarrfikës në Siri ndërsa përballet me zjarre në territorin e saj

Paraqitja e parë publike e udhëheqësit suprem të Iranit pas konfliktit me Izraelin

Paraqitja e parë publike e udhëheqësit suprem të Iranit pas konfliktit me Izraelin

Elon Musk thotë se ka krijuar partinë e tij politike

Elon Musk thotë se ka krijuar partinë e tij politike

Sveçla: Kërcënimi me bombë ndaj Kuvendit u bë nga një shtetas serb i lidhur me kriminelin, Ratko Mladiq

Sveçla: Kërcënimi me bombë ndaj Kuvendit u bë nga një shtetas serb i lidhur me kriminelin, Ratko Mladiq

FIFA pezullon dy shtete nga garat ndërkombëtare

FIFA ul çmimin e biletave për gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve

Katar 2022, Musiala zbulon tre favoritët e këtij Botërori

Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave

Malisheva gati për garat evropiane

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Malisheva – Vikingur

Dy klubet angleze në garë të ashpër për shërbimet e Zubimendit

Zubimendi nënshkruan me Arsenalin

Izraeli refuzon ndryshimet e Hamasit në propozimin për armëpushim

Izraeli refuzon ndryshimet e Hamasit në propozimin për armëpushim

Galatasaray e kërkon edhe një lojtar të Interit

Interi i cakton çmimin Calhanoglus, gjejnë zëvendësuesin e turkut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X