TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Irani ekzekuton dy persona të akuzuar për blasfemi

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Irani ekzekuton dy persona të akuzuar për blasfemi

Irani ka ekzekutuar dy burra që ishin dënuar me vdekje pasi kishin përdorur rrjetet sociale për të promovuar “ateizmin dhe për të ofenduar fetë dhe islamin”.

Njoftimi për ekzekutimin e Yousef Mehrdad dhe Sadrollah Fazeli Zare u bë i ditur më 8 maj përmes ueb-faqes së gjyqësorit, Mizan, dhe në njoftim nuk thuhej se kur këta dy persona u ekzekutuan.

Rastet ndaj Zare dhe Mehradad datojnë që nga viti 2019, kur u ngritën akuzat ndaj tyre. Mehrdad, baba i tre fëmijëve të vegjël, ishte akuzuar për blasfemi online, por edhe për djegien e Kuranit. Zare raportohet se ka pranuar se ka ofenduar profetin dhe islamin.

Ata janë ekzekutuar përmes varjes. Ekzekutimi i këtyre dy personave është shtuar në listën e dënimeve kapitale që Irani ka shqiptuar gjatë dy javëve të fundit, pasi në këtë shtet një person është ekzekutuar çdo gjashtë orë në dy javët e fundit, ka thënë organizata Iran Human Rights, me seli në Norvegji.

Më 6 maj, një disident suedezo-iranian, që u zhduk nga një aeroport turk dy vjet më parë, u bë e ditur se gjendej në paraburgim në Iran. Ai u ekzekutua nga autoritetet nën akuza për terrorizëm.

Habib Chaab, themelues dhe ish-udhëheqës i grupit separatist të quajtur Lëvizja Arabe për Çlirimin e Ahvazit (ASMLA), ishte akuzuar se udhëhiqte “një grup terrorist” dhe është dënuar me vdekje.

ASMLA ishte fajësuar për sulmin me bombë gjatë paradës ushtarake në qytetin Ahvaz më 2018, kur ishin vrarë dhjetëra persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Numri i lartë i ekzekutimeve, por edhe protestat e vazhdueshme kundër udhëheqjes fetare të Iranit, kanë çuar në kritika të shumta nga grupet për të drejtat e njeriut dhe nga ekspertët e Kombeve të Bashkuara që kanë kërkuar nga Irani të ndalë persekutimin dhe ngacmimin e minoriteteve fetare, shkruan REL.

Sipas organizatës Iran Human Rights, në Iran vetëm gjatë këtij viti janë ekzekutuar 205 persona, shumica e tyre nën akuza që lidhen me drogë. Më shumë se 40 persona, që janë ekzekutuar në dy javët e fundit, i përkisnin minoritetit etnik baluç.

Në mars, Amnesty International akuzoi Iranin se po ekzekuton anëtarët e grupeve të minoriteteve etnike dhe po përdor ekzekutimin si “mjet për shtypje”.

Tags: blasfemiekzekutimeirani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e 9-të e protestës kundër Zvërnecit, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 9-të e protestës kundër Zvërnecit, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Autoritetet malteze raportojnë 11 të vdekur në një operacion shpëtimi migrantësh

Autoritetet malteze raportojnë 11 të vdekur në një operacion shpëtimi migrantësh

Kryeministri i Shqipërisë pritet me protesta në Shkodër

Kryeministri i Shqipërisë pritet me protesta në Shkodër

Pesë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor në shkeljen e fundit të armëpushimit

Pesë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor në shkeljen e fundit të armëpushimit

“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë formim të shpejtë të institucioneve

“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë formim të shpejtë të institucioneve

KQZ nis publikimin e rezultateve të kandidatëve për deputetë

KQZ nis publikimin e rezultateve të kandidatëve për deputetë

Palatova e uron Kurtin për fitore: Merruni së pari me integrimin e Kosovës në BE

Palatova e uron Kurtin për fitore: Merruni së pari me integrimin e Kosovës në BE

Dita e 9-të e protestës kundër Zvërnecit, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 9-të e protestës kundër Zvërnecit, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Havolli: Edhe Osmani ka kontribuar në ringritjen e LDK-së, pa të mund të kishim një rezultat tjetër

Havolli: Edhe Osmani ka kontribuar në ringritjen e LDK-së, pa të mund të kishim një rezultat tjetër

Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Opozita vlerësohet se ia pa hajrin daljes së ulët në zgjedhje

Opozita vlerësohet se ia pa hajrin daljes së ulët në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën