TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IPK publikon raportin e inspektimit: Mospërputhje në shqiptimin e gjobave

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
IPK-ja rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve pas dyshimeve për keqtrajtim të një qytetari në veri

Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar raportin e një inspektimi të jashtëzakonshëm që trajton përdorimin e teknologjisë për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve në trafik.

Ky inspektim është ndërmarrë me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së dhe synon të vlerësojë mënyrën se si përdoren pajisjet digjitale për matjen e shpejtësisë dhe nëse ekziston rreziku i keqpërdorimit të tyre nga zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Raporti vë në dukje dobësi të theksuara në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në krahasim me shkeljet e regjistruara, duke ngritur shqetësime serioze për mundësi të abuzimeve.

Gjatë krahasimit të të dhënave nga radarët me ato të gjobave të shqiptuara, janë identifikuar katër lloje të mospërputhjeve në 84 raste të analizuara:

  • Në 55 raste, shpejtësia e lëvizjes në gjobë ka qenë më e ulët se ajo e regjistruar në radar;
  • Në 23 raste, kufizimi i shpejtësisë i regjistruar në radar nuk përputhej me atë në gjobë;
  • Në 3 raste, lloji i shkeljes në gjobë nuk përkonte me atë të matur nga pajisja;
  • Në 3 raste të tjera, është shqiptuar gjobë për tejkalim shpejtësie në bazë të nenit të papërshtatshëm të ligjit.

IPK ka ofruar shtatë rekomandime konkrete për përmirësimin e situatës, të cilat përfshijnë:

  • Hartimin e një udhëzuesi për përdorimin korrekt të pajisjeve matëse;
  • Trajnime shtesë për personelin;
  • Ushtrim të kontrolleve për të eliminuar dobësitë në regjistrimin e të dhënave;
  • Parandalimin e praktikave të gabueshme gjatë shqiptimit të gjobave;
  • Përdorimin efektiv të automjeteve me teknologji inteligjente;
  • Monitorimin e procesit të shkarkimit dhe ruajtjes së materialeve të regjistruara;
  • Aplikimin e praktikës së printimit të kundërvajtjeve për të rritur transparencën.

Ky raport synon të nxisë rritjen e përgjegjësisë, transparencës dhe profesionalizmit në zbatimin e ligjit në fushën e sigurisë në trafik./teve1.info/

Tags: gjobaIPKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri në krye të saj

​Aleanca kërkon sqarime nga Konjufca: A është shfuqizuar vendimi që ndalonte punësimin e familjarëve në diplomaci?

Maqedonci takohet me gjeneralmajorin amerikan Christian Nawrat në Berlin

Maqedonci takohet me gjeneralmajorin amerikan Christian Nawrat në Berlin

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

​Një i arrestuar në Gjakovë, dyshohet se inskenoi vjedhjen e armëve në poligonin e vet

Rama: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën

Rama: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën

Fitojnë Galatasaray e Sportingu në Champions

Opera e Kosovës shënon pesëvjetorin me “Opera Gala”, e ftuar speciale Elbenita Kajtazi

Opera e Kosovës shënon pesëvjetorin me “Opera Gala”, e ftuar speciale Elbenita Kajtazi

Zgjerimi BE-së, zbulohen detajet e udhërrëfyesit të KE-së për Shqipërinë, e shpall nesër Marta Kos

Zgjerimi BE-së, zbulohen detajet e udhërrëfyesit të KE-së për Shqipërinë, e shpall nesër Marta Kos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën