TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IPK hap tender për digjitalizimin e arkivit, ekspertet e quajnë hap të nevojshëm

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

Inspektorati Policor i Kosovës ka hapur një tender, përmes të cilit synon funksionalizimin dhe digjitalizimin e arkivit. Njohësit e çështjeve të sigurisë këtë hap po e quajnë të nevojshëm por të vonuar. Ndërsa kanë shtuar se me digjitalizimin e arkivit rritet edhe rreziku për rrjedhjen më të lehtë të informacioneve.

Institucioni që mbikëqyr punën e Policisë së Kosovës ka shpallur një tender për funksionalizimin dhe digjitalizimin e arkivit.

Ky hap, sipas ish-kryeshefit në këtë inspektorat, Valdet Hoxha, po shihet si shumë i nevojshëm.

“Për shkak se nuk është një organizatë shumë e madhe nuk është që ka qenë pengesë në efikasitetin dhe punën e saj por a është i nevojshëm digjitalizimi, pa dyshim që është një e arritur shumë e madhe, nëse arrin të digjitalizohet”, ka thënë Hoxha për Tëvë 1.

Por, Hoxha shton se me digjitalizimin e arkivit, shtohet edhe rreziku për rrjedhjen e informacioneve.

“IPK besoj që e ka parapa rrezikun e daljes së informacioneve jashtë, prandaj po e ceku që është më rëndësi kompania që do t’i besohet kjo punë, duhet të ketë kontratë shumë strikte, rigoroze”, thotë ai.

E si hap të vonuar digjitalizimin e arkivit në IPK, po e quan edhe eksperti i sigurisë në vend, Drizan Shala.

“Policia e Kosovës në këtë raport është shumë më e avancuar e ka të digjitalizuar sistemin e arkivave, edhe në aspektin klasik e ka të ruajtur, ndërsa IPK e ka shfrytëzuar më shumë emailat e zyrtarëve sesa që ka ekzistuar në hapësirë adekuate apo ndonjë sistem që ta mundëson qasjen pas disa viteve”, shprehet Shala.

Për çështjet që lidhen me këtë tender, Tëvë1 ka pyetur edhe në IPK. Por, deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.

Kronika e realizuar nga gazetari Fidan Zejnullahu

Tags: IPKtenderi per arkivat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas 27 vjetësh identifikohet Dr. Adem Ademi, njëri nga tre intelektualët e zhdukur gjatë luftës

Pas 27 vjetësh identifikohet Dr. Adem Ademi, njëri nga tre intelektualët e zhdukur gjatë luftës

Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, në fokus anëtarësimi i Kosovës në SEPA dhe reformat financiare

Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, në fokus anëtarësimi i Kosovës në SEPA dhe reformat financiare

LVV dorëzon në Speciale dy kontratat e ndriçimit publik në Prishtinë: Dyshime për rritje shumëfish të çmimeve

LVV dorëzon në Speciale dy kontratat e ndriçimit publik në Prishtinë: Dyshime për rritje shumëfish të çmimeve

Si u zhvillua aksioni i Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it për arrestimin e tre personave për mashtrim me Call Center?

Si u zhvillua aksioni i Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it për arrestimin e tre personave për mashtrim me Call Center?

Zgjerimi BE-së, zbulohen detajet e udhërrëfyesit të KE-së për Shqipërinë, e shpall nesër Marta Kos

Mali i Zi mund ta nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027

Mali i Zi mund ta nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027

Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, në fokus anëtarësimi i Kosovës në SEPA dhe reformat financiare

Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, në fokus anëtarësimi i Kosovës në SEPA dhe reformat financiare

LVV dorëzon në Speciale dy kontratat e ndriçimit publik në Prishtinë: Dyshime për rritje shumëfish të çmimeve

LVV dorëzon në Speciale dy kontratat e ndriçimit publik në Prishtinë: Dyshime për rritje shumëfish të çmimeve

Si u zhvillua aksioni i Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it për arrestimin e tre personave për mashtrim me Call Center?

Si u zhvillua aksioni i Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it për arrestimin e tre personave për mashtrim me Call Center?

Veton Elshani lë veriu – Ndryshime masive në polici,  zëvendësohen një sërë drejtorësh

Veton Elshani lë veriu – Ndryshime masive në polici, zëvendësohen një sërë drejtorësh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën