TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

iPhone 18 bazë mund të mos prezantohet në shtator?!

by teve1
2 muaj ago
0
A A
iPhone 18 bazë mund të mos prezantohet në shtator?!

Apple pritet të zhvillojë në shtator eventin e saj më të rëndësishëm të vitit, por këtë herë kompania amerikane mund të sjellë një ndryshim të pazakontë në strategjinë e saj të lançimit të iPhone.

Sipas një numri të madh raportimesh që qarkullojnë prej muajsh, iPhone 18 bazë nuk do të prezantohet në eventin e shtatorit.

Edhe pse Apple zakonisht ndjek një kalendar mjaft të parashikueshëm, këtë vit linja e re pritet të ndahet në dy faza.

Zakonisht, në shtator Apple prezanton një model standard, dy versione Pro dhe një model të katërt që ndryshon sipas gjeneratës.

Por këtë vit, sipas raportimeve, kompania pritet të fokusohet në modelet më të avancuara.

Në shtator pritet të prezantohen iPhone 18 Pro, iPhone 18 Pro Max dhe iPhone Ultra. Ndërkohë, modeli standard iPhone 18 nuk është anuluar.

Raportimet sugjerojnë se ai do të shtyhet për fillimin e vitit 2027, së bashku me iPhone 18e dhe iPhone Air 2.

Arsyet e sakta për këtë ndryshim nuk janë bërë të ditura, por në mesin e hipotezave përmendet dëshira e Apple për të ndarë më mirë lançimet gjatë vitit dhe për t’i dhënë më shumë hapësirë modeleve të reja premium, përfshirë iPhone Ultra.

Një tjetër faktor mund të jetë edhe situata e furnizimit me komponentë, veçanërisht kujtesën, e cila mund ta ketë shtyrë kompaninë të riorganizojë prodhimin dhe lançimin e modeleve të ardhshme.

Nëse kjo strategji konfirmohet, Apple do të ndjekë një kalendar të ri: tre modele të nivelit të lartë në shtator dhe tre modele të tjera disa muaj më vonë.

Modeli standard iPhone 18 pritet të mbërrijë jo më vonë se marsi 2027, duke marrë parasysh se Apple ka prezantuar modelet e mëparshme të linjës “e” në shkurt dhe mars.

Kjo do të thotë se konsumatorët që duan një iPhone të gjeneratës së re, por nuk dëshirojnë të paguajnë çmimin e modeleve Pro ose Ultra, mund të duhet të presin edhe disa muaj.

Nëse thashethemet rezultojnë të sakta, ky do të ishte një prej ndryshimeve më të mëdha të Apple në mënyrën se si organizon lançimin e iPhone-ve prej vitesh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Volkswagen tërheq mbi 70,000 automjete elektrike në të gjithë botën për shkak të baterive me defekt

​Volkswagen tërheq mbi 70,000 automjete elektrike në të gjithë botën për shkak të baterive me defekt

Apple pret shitje rekord për iPhone 18, zbulohen detajet e para

Apple pret shitje rekord për iPhone 18, zbulohen detajet e para

Astronomët thonë se kanë zbuluar yllin e parë të gjelbër

Astronomët thonë se kanë zbuluar yllin e parë të gjelbër

WhatsApp: Tani mund të heshtni thirrjet nga numra të panjohur

WhatsApp sjell një funksion të ri për thirrjet

Jashari përfundon operimin, disa javë jashtë fushe

Jashari përfundon operimin, disa javë jashtë fushe

“Mesditë”- 21.10.2026

“Mesditë”- 21.10.2026

​Punëtorët teknikë vazhdojnë grevën në Prishtinë, paralajmërohet edhe grevë tërëditore

​Punëtorët teknikë vazhdojnë grevën në Prishtinë, paralajmërohet edhe grevë tërëditore

Sezoni i Championsit nis të martën

Bayern – Arsenal, derbi që mbyll xhiron e Championsit

Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal në Kosovë, nis shpërndarja në QKMF

Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal në Kosovë, nis shpërndarja në QKMF

Protestat në Tiranë: 320 të lënduar në 9 ditë, mes tyre 192 policë dhe 92 protestues

Protestat në Tiranë: 320 të lënduar në 9 ditë, mes tyre 192 policë dhe 92 protestues

PSG mbetet pa tre lojtarë kyç, Kvaratskhelia humb sezonin

PSG mbetet pa tre lojtarë kyç, Kvaratskhelia humb sezonin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën