TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Investimi disa vjeçarë iu shkatërrua për një moment, dyshohet se shtëpia mori flakë shkaku i shtyllave të rrymës

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A

Një shtëpi bashkë me katër objekte përcjellëse në fshatin Strazhë të Novobërdës janë përfshirë nga zjarri. Pronarja e shtëpisë thotë se ka mbetur pa kulm mbi kokë për shkak se i është shkatërruar krejtësisht dhe se zjarri erdhi nga rryma elektrike. Derisa pas interesimit të televizionit, ekipet e KEDS-it shkuan pasdite për të bërë ndërrimin e shtyllave elektrike.

I gjithë investimi disa vjeçarë iu shkatërrua për një moment.

Një familjes nga fshati Strazhë e Novobërdës, iu përfshi nga flakët shtëpia e tyre.

Bashkë me to nga zjarri pësuan edhe katër objekte përcjellëse që gjenden në afërsi.

E gjithë kjo dyshohet se erdhi si pasojë e një defekti me shtyllat e vjetruara të energjisë elektrike.

Të paktën, kështu thotë pronarja e kësaj shtëpie e cila tregon se si ndodhi ngjarja.

“Kur kam dal jashtë është parë tym. Kam dalur të shikoj dhe kam parë që nga shtëpia ime digjej flaka. Bari është ndezur nga shtylla elektrike, problemi është rryma. Ne para gjashtë muajve, në shkurt, kemi thirrur KEK-un. KEK-u ka dalë në terren, kanë shikuar shtyllën elektrike, dhe ka thënë që nuk ka qasje të ndërrojë shtyllën elektrike. Kur frynë era, telat preken, siguresat e hedhin, dhe ka ardhur deri tek ndezja e shtyllës, barit, shtëpitë janë djegur, si dhe tri a katër “pleme”, nuk e di saktë. Shtëpia ime është djegur e tëra, me gjithçka që kemi pasur e disa shtëpi janë shuar, u shpreh pronarja e shtëpisë.

Ajo shprehet se nuk kanë marrë përgjigje nga askush dhe se tashmë kanë mbetur pa shtëpi.

“Policia ka ardhur pas dy orëve. Kemi thirrur zjarrfikësit, të cilët gjithashtu janë vonuar. Po të vinin zjarrfikëst në kohë, ndoshta diçka do të shpëtohej. Dy ‘pleme’ janë djegur deri kur erdhën zjarrfikësit, e edhe shtëpia, i tërë kulmi ishte djegur, nuk mundëm të shpëtonim asgjë. Shtëpia ishte e renovuar. Ka pasur tri dhoma, dhomën e ditës, banjën, të gjitha të rregulluara. Para një viti e kemi rinovuar tërë shtëpinë. Kaq. Tash kemi mbetur në dorën e Zotit. Falë Zotit, fëmija janë gjallë e shëndoshë”, ka thënë ajo.

Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës ku është bërë e ditur se nuk ka persona të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në rrethana të pa njohura nga zjarri është përfshirë shtëpia e tij, si dhe katër objekte përcjellëse të fqinjëve për rreth tyre. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet nga policia.

E shenjat e zjarrit ishin prezente edhe të shtunën.

Aty u panë edhe shtyllat elektrike të cilat ishin tashmë jofunksionale.

Pas interesimit të televizionit, nga KEDS u bë e ditur se orët e pasdites tashmë ekipet e tyre janë në terren për të bërë ndërrimin e këtyre shtyllave.

Tags: shtepia djegurStrazhë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën