TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Investimet më të mëdha për vitin 2022 ishin në ndërtim

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Investimet më të mëdha për vitin 2022 ishin në ndërtim

Gjatë vitit 2022, vlera e investimeve në nivel vendi, në ndërmarrje ishte 1 miliardë 136 milionë e 988 mijë e 425 euro, sipas të dhënave më të reja nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas rezultateve të Anketës së Statistikave të Investimeve në Ndërmarrje për vitin 2022, investimet në ndërtim zënë pjesën kryesore të investimeve me 53,0%.

Investimet e tjera që zënë një peshë të konsiderueshme janë ato në makineri dhe pajisje me 42,7%, ndërsa investimet e tjera me një peshë më të vogël në kuadrin e totalit të investimeve janë: investimet në asete të prekshme me rreth 3,7%; investimet në produktet e pronësisë intelektuale me 0,4%; si dhe investimet biologjike të kultivuara dhe serrat në bujqësi me rreth 0,1%.

Investimet sipas aktivitetit ekonomik

Aktivitetet me më së shumti investime ishin tregtia me shumicë dhe pakicë (26,8%), ndërtimtaria (25,2%), prodhimi (15,8%).

Investimet sipas madhësisë së ndërmarrjeve

Në vitin 2022, përqindja më e madhe e investimeve të ndërmarrjeve kosovare ishte te ndërtimi, pajisjet dhe makineritë me mbi 90,0%.

Ndërsa, përqindja më e madhe e investimeve në vend nga ndërmarrjet e vogla (10 – 49 punëtorë) me 44,4%, ndërmarrjet e mesme (50 – 249 punëtorë) me 24,3%, dhe mini-ndërmarrjet (1-9 punëtorë) me 22,7%.

Investimet sipas rajoneve

Sipas rezultateve në nivel vendi, në vitin 2022, përqindja më e lartë e investimeve të ndërmarrjeve sipas rajoneve ishte në Prishtinë (49,9%), Prizren (11,3%), Mitrovicë (9,9%), Gjilan (8,9%), Pejë (7,4%), Ferizaj (6,7%), dhe Gjakovë (6,0%).

Blerjet e reja, të importuara dhe investimet në vijim

Në kuadrin e blerjeve të reja investive prin ndërtimtaria (28,3%), tregtia me shumicë dhe pakicë (24,2%), prodhimi (16,1%), furnizim me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar (10,6%), ndërsa sektorët e tjerë kanë përqindje më të ulët.

Sektorët që prijnë në blerje të importuara ishin prodhimi (24,7%), tregtia me shumicë dhe pakicë (23,1%), informacioni dhe komunikimi (17,1%), ndërsa sektorët e tjerë kanë përqindje më të ulët.

Te blerjet investive prin tregtia me shumicë dhe pakicë (46,6%), ndërtimtaria (24,4%), aktivitetet e patundshmërisë (7,9%), aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (7,8%), ndërsa sektorët e tjerë kanë përqindje më të ulët, shkruan KP.

Burimet e mjeteve për financimin e investimeve

Sa i përket burimit të investimeve, rreth 50,6% e vlerës së investimeve të ndërmarrjeve ishte realizuar nga fondet e veta dhe 35,1% nga bankat vendore. Ndërkaq, burimet e tjera zënë një peshë më të vogël në kuadrin e burimeve totale për investime.

Tags: 2022ASKinvestimet në ndërtim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Rizvanolli: KEK dhe KESCO arrijnë marrëveshje, s’do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike

GLPS: Votimi i presidentit pa kuorumin e nevojshëm është “shkelje flagrante” e Kushtetutës

GLPS: Votimi i presidentit pa kuorumin e nevojshëm është “shkelje flagrante” e Kushtetutës

Një 20-vjeçar arrestohet për posedim të narkotikëve

Pesë persona të arrestuar për posedim të substancave narkotike

Çmimi i derivateve të naftës për ditën e sotme

Trumpi i pakënaqur me propozimin e Iranit për Ngushticën e Hormuzit

IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kushtetues

IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kushtetues

Ndalohen tre shtetas të Maqedonisë së Veriut për hyrje ilegale në Kosovë

Ndalohen tre shtetas të Maqedonisë së Veriut për hyrje ilegale në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën