TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Interpelancë, debat e rezolutë… Shqipëria mbledh Kuvendin për “24 shtatorin”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Interpelancë, debat e rezolutë… Shqipëria mbledh Kuvendin për “24 shtatorin”

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhen sot (12 tetor) në një seancë të posaçme pas agresionit serb në fshatin Banjskë të Zveçanit ku pas sulmit terrorist të grupit të uniformuar nën drejtimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Kjo seancë e posaçme përfshin interpelancë me kryeministrin Edi Rama, e ftuar nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku. Interpelanca është ftuar me arsyetimin “dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, hapat që parashikohen të ndërmerren dhe qëndrimet në raport me zhvillimet e pritshme në marrëdhëniet ndërshtetërore në Ballkan”.

Në këtë seancë parashihet edhe një mocion me debat dhe miratimi i projektrezolutës në mbështetje të Kosovës.

Debati pritet të zgjasë minimalisht 5 orë, ndërsa nga seanca e kaluar ka pasur përplasje të forta me opozitën që ka kritikuar mazhorancën për mënyrën se si e ka trajtuar “24 shtatorin”, ndërsa për partinë në pushtet opozita kërkon të bëjë politikë me Kosovën.

Socialistët kanë dashur që në seancë të ketë vetëm miratim të rezolutës, mirëpo opozita parlamentare ka insistuar në debat. Kjo kërkesë ka kaluar në Konferencën e Kryetarëve, një mekanizëm analog me Kryesinë e Kuvendit në Kosovë, dhe sot pritet të ketë edhe debat mbi reagimin e shtetit shqiptar ndaj ngjarjeve në Kosovë.

Partia Socialiste, si grupi më i madh parlamentar, do të ketë minutazhin më të madh me 160 minuta hapësirë për diskutim. Pastaj është grupi parlamentar i Partisë Demokratike me 75 minuta, grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 15 minuta, grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 15 minuta, Partia e Lirisë 6 minuta si dhe Partia Socialdemokrate 6 minuta.

Gjithashtu, 25 minuta do të jenë të rezervuara për deputetët jashtë grupeve parlamentare, ose ai që njihet si grupi “Rithemelimi” në kuadër të Partisë Demokratike në krye të së cilës është Sali Berisha.

Në këtë seancë nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje deputetët: Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Elda Hoti, Bledion Nallbani, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Asllan Dogjani dhe Luan Bacci. Të njëjtit kishin penguar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla në kryerjen e detyrave të saj në seancën e javës së kaluar dhe ndaj tyre është marrë masa e përjashtimit në seanca dhe komisione parlamentare deri më 18 tetor të këtij viti./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Emisioni “Ditari” 06.04.2026

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Osmani: Në Kosovë s’ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane

Osmani përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën