TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Interi kërkon fitoren ndaj Atleticos në Champions

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Interi kërkon fitoren ndaj Atleticos në Champions

Formën e mirë që po e shfaq në Serie A, skuadra e Interit synon ta bartë edhe në Ligën e Kampionëve.

Interi në fazën nokaut të kësaj gare, do të ketë punë me skuadrën e Atletico Madridit. Ndeshja e parë e 1/8 së finales mes këtyre dy skuadrave, do të zhvillohet të martën prej orës 21:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza” të qytetit të Milanos.

Bazuar në formën e treguar deri më tani këtë edicion, Interi mund të llogaritet favorit përball ekipit nga Spanja.

Interi i ka fituar katër ndeshjet e fundit në kampionatin italian, ndërsa Atletico ka dy fitore, një barazim dhe një humbje në La Liga.

Po ashtu, Interi muajin e shkuar e fitoi edhe Superkupën e Italisë. Skuadra e trajnerit Simone Inzaghi është edhe nënkampione në fuqi e Evropës, pasi në finalen e edicionit të shkuar u mposht nga Manchester City.

Inzaghi në konferencën për shtyp para duelit me Atleticon, ka insistuar se ekipi i tij edhe këtë edicion synon të paktën të arrij deri në finalen e Ligës së Kampionëve. Inzaghi ka vlerësuar lart edhe punën e homologut të tij, Diego Simeones tek Atletico. Simeone është në krye të Atleticos prej vitit 2011 dhe sukseset me këtë skuadër nuk i kanë munguar. Në fakt, Inzaghi dhe Simeone njihen me njëri tjetrin pasi kanë qenë bashkëlojtar te Lazio në vitin 2000 duke e fituar titullin dhe kupën e Italisë.

Të dyja skuadrat pritet të jenë të kompletuara për këtë përballje, pasi Atleticos i është rikthyer sulmuesi Alvaro Morata pas lëndimit. Të martën, në të njëjtën kohë, zhvillohet edhe një ndeshje tjetër e kësaj faze të Ligës së Kampionëve. Në Holandë, skuadra e PSV Eindhovenit e pret Borussia Dortmundin.

Dortmundi ka treguar paraqitje të mira këtë edicion, sidomos në Ligën e Kampionëve dhe shihet favorit për të avancuar në çerekfinale të garës më elitare të Evropës. Megjithatë, PSV Eindhoveni po marshon drejt titullit të kampionit në Holandë pasi prinë në tabelë me 62 pikë, dhjetë më shumë se përcjellësi më i afërt. Si Dortmundi ashtu edhe Eindhoveni, sipas të gjitha gjasave do t’i kenë ekipet e kompletuara për duelin e parë të 1/8 së finales.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramsey vendos të pensionohet nga futbolli në moshën 35 vjeç

Ramsey vendos të pensionohet nga futbolli në moshën 35 vjeç

Shaqiri, Hajrizi dhe Shaipi në formacionin e javës në Zvicër

Shaqiri, Hajrizi dhe Shaipi në formacionin e javës në Zvicër

Legjenda e Shqipërisë për Vedat Muriqin: Është sulmuesi shqiptar më i miri gjatë 35 viteve të fundit!

Legjenda e Shqipërisë për Vedat Muriqin: Është sulmuesi shqiptar më i miri gjatë 35 viteve të fundit!

Arsenali pret rezultat pozitiv në Lisbonë

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Izraeli kërcënon të sulmojë trenat dhe hekurudhat e Iranit para se të skadojë afati i Trumpit

Izraeli kërcënon të sulmojë trenat dhe hekurudhat e Iranit para se të skadojë afati i Trumpit

Legjenda e Shqipërisë për Vedat Muriqin: Është sulmuesi shqiptar më i miri gjatë 35 viteve të fundit!

Legjenda e Shqipërisë për Vedat Muriqin: Është sulmuesi shqiptar më i miri gjatë 35 viteve të fundit!

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, policia nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën