TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Intelektualët serbë nënshkruajnë një deklaratë e cila kundërshton propozimin evropian

Një grup intelektualësh serb kanë nënshkruar të ashtuquajturën “Proklamatë e Shenjtë e Savës për shpëtimin e Kosovës dhe Metohisë”, e cila kërkon nga organet kompetente shtetërore që “plotësisht dhe pa vonesë” ta refuzojnë plan franko-gjerman.

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Intelektualët serbë nënshkruajnë një deklaratë e cila kundërshton propozimin evropian

Nënshkruesit e proklamatës, duke përfshirë më shumë se 200 intelektualë, personalitete publike dhe politikanë, vlerësuan se “ultimatumi perëndimor kërkon heqjen dorë përfundimtare nga Kosova dhe Metohia”.

“Proklamatin e kemi nisur jo më për mbrojtje, por për shpëtimin e Kosovës dhe Metohisë. Thelbi i atij plani është që Serbia të njohë të ashtuquajturën Kosovë. Presidenti Aleksandër Vuçiq tani për tani është zotuar vetëm verbalisht për pranimin e dokumentit me të cilin Serbia njeh të ashtuquajturën Kosovë”, tha njëri përfaqësuesi i “Lëvizjes për Mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”, Çaslav Koprivica.

Ai vlerësoi se “është me rëndësi thelbësore për mbijetesën e Serbisë” që autoritetet ta refuzojnë dokumentin e ofruar dhe shtoi se nga sot qytetarët mund ta mbështesin shpalljen edhe online.

“Ideja jonë është që më shumë se 80 për qind e qytetarëve të thonë jo për atë që Vuçiq ka ndërmend të bëjë. Presidenti Aleksandar Vuçiq është i gatshëm të njohë Kosovën, për momentin ai është zotuar vetëm verbalisht që ta pranojë dokumentin me të cilin Serbia njeh Kosovën”, tha Koprivica në një konferencë për shtyp në Beograd.

Ai shtoi se për Vuçiqin dhe ndihmësit e tij, “çmimi i shtetit është aftësia për të bërë pazar”.

Në mesin e nënshkruesve të Deklaratës së Shenjtë janë akademikët Danilo Basta, Kosta Çavoski dhe Matija Beçkoviq, regjisori i teatrit Nikola Pejakoviq Kolja, aktori Viktor Savićq presidenti i “Dverit” Boshko Obradoviq dhe të tjerë personalitete.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Shqipëria miraton në parim marrëveshjen me Bordin e Paqes për dërgimin e trupave ushtarake në Gaza

Shqipëria miraton në parim marrëveshjen me Bordin e Paqes për dërgimin e trupave ushtarake në Gaza

Dhjetë gazetarë largohen nga televizioni kritik ndaj Vuçiqit, Amanpour: Shumë shqetësuese për lirinë e shtypit në Serbi

Dhjetë gazetarë largohen nga televizioni kritik ndaj Vuçiqit, Amanpour: Shumë shqetësuese për lirinë e shtypit në Serbi

Rreth 90 biznese të dëmtuara nga protestat në Tiranë, humbjet arrijnë në 18 milionë lekë

Rreth 90 biznese të dëmtuara nga protestat në Tiranë, humbjet arrijnë në 18 milionë lekë

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Bayerni barazon me Arsenalin

Bayerni barazon me Arsenalin

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën