tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Institucionet kosovare me ushtrues detyre, Qeveria kritikohet për neglizhencë

Për më shumë se gjysmë mandati, Qeveria e Kosovës ka një përqindje të lartë të stafit që ushtrojnë punën e tyre në pozita zëvendësuese. Udhëheqja e institucioneve nga pozita “ushtrues detyre”, nga njohësit e fushës po cilësohet se vjen si pasojë e neglizhencës nga vet qeveria.

Valeza Sylejmani nga Valeza Sylejmani
10/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Deri në dhjetor të vitit 2022, mbi 80% të pozitave të larta drejtuese nëpër institucione kanë qenë me ushtrues detyre.

Kjo gjendje përkon edhe pas kalimit të më shumë se gjysmës së mandatit të kësaj qeverie.

Andaj sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, është treguar neglizhencë e mosseriozitet nga drejtuesit e institucioneve shtetërore.

“Zëvendësit apo ushtruesit e detyrës i kanë të gjitha kompetencat e plota ligjore në mënyrë që të vazhdojnë dhe të procedojnë tutje me detyrat dhe obligimet të cilat ua njeh ligji, njëlloj sikurse të ishte drejtor apo udhëheqës i institucionit. Mirëpo në planin afatgjatë të njëjtit nuk mund të bëjnë plane strategjike për institucionet ku ata janë duke i drejtuar”, shprehet Lavdim Makshana nga ky institute.

Vazhdimësia e punës në këtë formë, sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike nuk është në përputhje me kornizat ligjore.

Sipas Grupit për Studime Politike dhe Juridike, politikanëve u konvenojnë drejtues me pozita ushtrues detyre.

“Ata persona që caktohen si ushtrues detyre, kanë shpresën se një ditë në proces të rregullt t’a ushtrojnë taman atë pozitë në mënyrë të ligjshme, përderisa politikanëve i’u konvenon që sa më shumë të zgjatet, duke e ditë gjithmonë brishtësinë e këtij raporti” ka thwnw Naser Shumolli nga GLPS.

Tëvë1 ka tentuar të marrë përgjigjje edhe nga Qeveria e Kosovës në lidhje me statistikat e institucioneve me pozita U.D, po ashtu dhe planin për emërimin e këtyre pozitave mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigjje.

Tags: institucionetUshtrues detyre
SAN SEBASTIAN, SPAIN - FEBRUARY 07: Adnan Januzaj of Real Sociedad reacts during the La Liga Santander match between Real Sociedad and Cadiz CF at Estadio Anoeta on February 07, 2021 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Adnan Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

23/09/2023

Vdes një 76-vjeçar, nuk arriti të dalë nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët

23/09/2023

Ide të zgjerimit të BE-së në situatën e re gjeopolitike

23/09/2023

Xhiroja e gjashtë në Superligë, sot zhvillohen dy ndeshje

23/09/2023

United kërkon Zidane

23/09/2023

Studimi i ri: “COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore

23/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.