TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Instagram përballet me akuza për ekspozim të të dhënave personale

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Instagram përballet me akuza për ekspozim të të dhënave personale

Të dhënat personale të të paktën 17.5 milionë përdoruesve të platformës Instagram thuhet se janë shpërndarë në rrjetin e errët, duke ngritur shqetësime serioze për privatësinë e përdoruesve dhe sigurinë e platformës.

Sipas raportit nga ‘Daily Mail’, kompanisë e sigurisë kibernetike ‘Malwarebytes’ tha se të dhënat e rrjedhura përfshijnë emrat e plotë të përdoruesve, posta elektronike, numra telefoni, adresa fizike të pjesshme dhe informacione të tjera kontakti.

Edhe pse fjalëkalimet nuk janë përfshirë, ekspertët paralajmërojnë se të dhënat e kompromentuara mund të përdoren për vjedhje identiteti ose mashtrime financiare.

Sipas publikimit të ‘CyberInsider’, shkelja u gjurmua fillimisht në një dobësi e vitit 2024 në API-n e Instagramit.

Raportohet se hakerët kanë anashkaluar mbrojtjet standarde të kompanisë Meta dhe kanë mbledhur të dhëna sensitive përpara se një aktor kërcënimi i identifikuar si “Solonnik” t’i publikonte të dhënat në ‘BreachForum’s më herët këtë javë, duke e ofruar grupin e të dhënave falas.

“Një rrjedhje kaq e madhe e të dhënave rrit ndjeshëm rrezikun e fushatave të ‘phishing’-ut dhe mashtrimeve të synuara”, thanë ekspertët për ‘Malwarebytes’.

Pas shkeljes, përdorues nga disa rajone raportuan se po merrnin një numër të pazakontë postash elektronike për rivendosje fjalëkalimi, duke shtuar frikën për llogari të komprometuara.

Kompania amerikane Meta, që zotëron Instagramin, nuk ka lëshuar ende një prononcim publik që konfirmon shkeljen deri në fillim të janarit.

Faqet zyrtare të ndihmës së Instagramit theksojnë se marrja e postës elektronike për rivendosje fjalëkalimi nuk do të thotë domosdoshmërisht se një llogari është hakuar, por analistët e sigurisë kibernetike këshillojnë përdoruesit të tregojnë kujdes.

Rrjedhja e të dhënave raportohet se prek llogari Instagrami në mbarë botën dhe përfshijnë si llogari personale, ashtu edhe llogari influencerash.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drejtori ekzekutiv i Audi thotë se motorët me benzinë kanë një të ardhme deri në vitet 2030

Drejtori ekzekutiv i Audi thotë se motorët me benzinë kanë një të ardhme deri në vitet 2030

20-vjeçarja padit Meta dhe Google për varësinë ndaj rrjeteve sociale!

20-vjeçarja padit Meta dhe Google për varësinë ndaj rrjeteve sociale!

Ndryshim i madh për WhatsApp – vjen opsioni që përdoruesit e kanë pritur prej kohësh

Ndryshim i madh për WhatsApp – vjen opsioni që përdoruesit e kanë pritur prej kohësh

Google paralajmëron risi të pabesueshme për Android 17

Google paralajmëron risi të pabesueshme për Android 17

Gjykimi për pengim të drejtësisë, sot vijon dëshmia e Koen Herlaar

Gjykimi për pengim të drejtësisë, sot vijon dëshmia e Koen Herlaar

Për shkak të punimeve, sot ndërpritet përkohësisht qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc

Për shkak të punimeve, sot ndërpritet përkohësisht qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc

​Nëntë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

​Nëntë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat deri në 17 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Liverpooli humb nga Wolvesi

Liverpooli humb nga Wolvesi

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën