TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Inspektorati i Punës thotë se dy herë kishte dënuar subjektin ku vdiqën të hënën punëtorët në Gjakovë

nga tëvë1
8 orë më parë
8
A A
Arrestohen dy persona për rastin e vdekjes së punëtorëve në vendin e punës

Inspektorati Qendror i Punës ka thënë se subjekti ku ndodhi të hënën aksidenti në Gjakovë si psojë e të cilit humbën jetë dy punëtorë ka qenë i gjobitur dy herë.

Në një reagim inspektorati duke shprehur ngushëllime për vdekjen e dy punëtorëve ka bërë thirrje për ndërgjegjësim publik dhe institucional.

“Ju informojmë se subjekti ku ndodhi aksidenti ka qenë më herët dy herë i gjobitur nga Inspektorati i Punës për shkelje të përsëritura në këtë fushë. Kjo e bën edhe më të papranueshëm faktin që nuk janë ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve .Duke qenë se aksidentet në vendin e punës përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve, bëjmë thirrje publike për të gjithë punëdhënësit, subjektet afariste dhe institucionet relevante që të ndërmarrin masa konkrete dhe të menjëhershme për parandalimin e rreziqeve në vendin e punës, në përputhje me Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe aktet nënligjore në fuqi”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë:

Inspektorati Qendror i Punës ka pranuar me dhimbje dhe shqetësim të thellë lajmin për aksidentin e rëndë të ndodhur më datë 21 korrik 2025 në një vendpunishte në komunën e Gjakovës, ku për pasojë kanë humbur jetën dy punëtorë, si dhe ka ndërruar jetë një tjetër person i cili më herët ishte lënduar në një aksident tjetër në vendin e punës në Pejë.

Në emër të Inspektoratit Qendror të Punës dhe në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella për familjet e viktimave, duke ndarë dhimbjen me ta në këto momente të rënda.

Inspektorati Qendror i Punës është angazhuar me të gjitha kapacitetet e tij njerëzore dhe ligjore për të hetuar rrethanat e këtij rasti dhe për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që nuk kanë zbatuar detyrimet ligjore në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Ju informojmë se subjekti ku ndodhi aksidenti ka qenë më herët dy herë i gjobitur nga Inspektorati i Punës për shkelje të përsëritura në këtë fushë. Kjo e bën edhe më të papranueshëm faktin që nuk janë ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Apel për ndërgjegjësim publik dhe institucional
Duke qenë se aksidentet në vendin e punës përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve, bëjmë thirrje publike për të gjithë punëdhënësit, subjektet afariste dhe institucionet relevante që të ndërmarrin masa konkrete dhe të menjëhershme për parandalimin e rreziqeve në vendin e punës, në përputhje me Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe aktet nënligjore në fuqi.

Ftesë për bashkëpunim dhe komunikim nga media

Inspektorati Qendror i Punës fton të gjitha mediat që të kontribuojnë në ndërgjegjësimin e përgjithshëm shoqëror, përmes informimit të drejtë dhe përhapjes së mesazheve sensibilizuese mbi rëndësinë e masave preventive në vendin e punës. Vetëm përmes bashkëpunimit të sinqertë ndërmjet institucioneve, bizneseve, organizatave dhe mediave, mund të ndërtojmë një kulturë pune të sigurt dhe dinjitoze për të gjithë qytetarët tanë.

Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë me përkushtim punën e tij inspektuese dhe ligjzbatuese për të rritur nivelin e sigurisë në vendet e punës, me qëllim që tragjedi të tilla të mos përsëriten më.

Vazhdim i përpjekjeve institucionale për sigurinë në vendin e punës

Në vazhdën e përpjekjeve të pandërprera për të krijuar një ambient pune sa më të sigurt dhe dinjitoz për punëtorët në Republikën e Kosovës, Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë hapa konkretë për forcimin edhe më tej të kapaciteteve inspektuese, përmes procedurave të rekrutimit të inspektorëve të rinj.

Në këtë kuadër, është zhvilluar një procedurë për rekrutimin e 60 inspektorëve të rinj , e cila është anuluar nga ana e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Pavarësisht kësaj pengese administrative, Inspektorati Qendror i Punës nuk ka ndalur përpjekjet dhe aktualisht është në proces të për rekrutimin e 59 inspektorëve të rinj në të cilën procedurë kanë përfunduar të gjitha vlerësimet e kandidatëve.

Me shpresë dhe përkushtim të plotë, synimi ynë është që kësaj radhe të finalizohet me sukses rekrutimi, në mënyrë që të rritet prezenca dhe efikasiteti i inspektorëve në terren, dhe të përmirësohet dukshëm mbikëqyrja dhe zbatimi i legjislacionit në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Ps. Inspektorati Qendror i Punës në 6 Mujorin e parë:
Ka kryer 4751 inspektime
Ka shqiptuar 788 gjoba
Kan ndodhur 268 aksidente

Ndërsa nga janari deri më sot kan ndodhur 7 aksidente me fatalitet dhe kjo është shifra zyrtare nga Inspektorati Qendror i Punës, të gjitha shifrat e tjera që ipen nga persona të tjerë të paautorizuar dhe jokompetent nuk janë të sakta dhe krijojnë pasiguri dhe dezinformojnë opinionin publikë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Marrëveshja Vetëvendosje dhe Nisma – A heq dorë Limaj nga kryekuvendari për tri ministri?

Marrëveshja Vetëvendosje dhe Nisma – A heq dorë Limaj nga kryekuvendari për tri ministri?

15 vjet nga vendimi i GJND-së – Në Hagë u vulos pavarësia e Kosovës

15 vjet nga vendimi i GJND-së – Në Hagë u vulos pavarësia e Kosovës

Çka dëshmoi roja i hoteli “Ranjska Banjska” për sulmin terrorist në Banjskë?

Çka dëshmoi roja i hoteli “Ranjska Banjska” për sulmin terrorist në Banjskë?

​Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Avokati i Popullit: Gjendje alarmante në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

​Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Avokati i Popullit: Gjendje alarmante në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

Marrëveshja Vetëvendosje dhe Nisma – A heq dorë Limaj nga kryekuvendari për tri ministri?

Marrëveshja Vetëvendosje dhe Nisma – A heq dorë Limaj nga kryekuvendari për tri ministri?

15 vjet nga vendimi i GJND-së – Në Hagë u vulos pavarësia e Kosovës

15 vjet nga vendimi i GJND-së – Në Hagë u vulos pavarësia e Kosovës

Çka dëshmoi roja i hoteli “Ranjska Banjska” për sulmin terrorist në Banjskë?

Çka dëshmoi roja i hoteli “Ranjska Banjska” për sulmin terrorist në Banjskë?

​Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Avokati i Popullit: Gjendje alarmante në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

​Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Avokati i Popullit: Gjendje alarmante në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

Hamas kërkon reagim urgjent nga bota islame për urinë në Gaza

Hamas kërkon reagim urgjent nga bota islame për urinë në Gaza

Ukshini: Kërkesa e Osmanit për Kushtetuesen, lëvizje e vonuar

Ukshini: Kërkesa e Osmanit për Kushtetuesen, lëvizje e vonuar

Pa kolona në kufi – hyrja në Kosovë zgjat më pak se 10 minuta

Temperatura deri në 40 gradë, por pritjet në kufi mbeten minimale – më të gjatat te Dheu i Bardhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X