TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

INPO: Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi me para të shtetit po tenton ta promovoj punën e tij

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
2
A A
INPO: Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi me para të shtetit po tenton ta promovoj punën e tij

INPO reagon  kundër praktikave të disa institucioneve publike që me paranë publike promovojnë kasta të ndryshme politike dhe individë, sikurse Komuna e Vushtrrisë, e cila ka hapur tender për promovimin e qeverisjes komunale.

Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, INPO ka njoftuar se ka gjetur se Komuna e Vushtrrisë ka shpallur tenderin me titull “Shërbime mediale për aktivitete të Komunës Vushtrri-Ri tenderim”, me numër të prokurimit 644-22-3067-2-2-1 dhe vlerë të parashikuar 10,580 euro.

“INPO ka analizuar dokumentet e tenderit dhe vlerëson se shërbimet e kërkuara për kontraktim, janë shërbime audio-vizuele për promovimin e qeverisjes komunale dhe në asnjë formë nuk i shërben interesit qytetarë dhe objektivave zhvillimore të komunës. Në dosjen e tenderit përveç tjerash është kërkuar “Përgatitja e videove promocionale: Do të përgatitet video promocionale që përcakton zyra e informimit, për një projekt apo punë e cila ka përfunduar, duke cekur statistika të ndryshme (05-20 minuta) dhe intervistë me kryetarin e komunës, me kërkesë të zyrës së informimit caktohet data dhe vendi i intervistës me kryetarin e komunës (05-15 minuta)”, thuhet në njoftimin e Iniciativa për Progres, transmeton teve1.info.

Në këtë drejtim, INPO  ka shprehur shqetësim edhe për mënyrën e hartimit të termave të referencës në dosjen e tenderit e cila është jashtë çdo standardi profesional si dhe përdorimin e kriterit “çmimi më i ulët me peshim të çmimit” për këtë tender.

INPO vlerëson se shërbimet mediale janë lehtësisht të matshme dhe të kalkulueshme, dhe nuk ka pasur nevojë të përdorej kriteri “çmimi më i ulët me peshim të çmimit”, i cili mundëson porositjen e një shërbimi deri në përfundimin e shumës kontraktuale, dhe është argumentuar shumë herë se ky kriter po keqpërdoret nga ana e institucioneve publike.

“INPO i bën me dije Komunës së Vushtrrisë se implementimi i projekteve dhe qeverisja e mirë janë obligime fundamentale të organeve të komunës dhe nuk ka nevojë që për qëllime të promovimit të shpenzohet buxheti i komunës edhe ashtu i varfër karshi nevojave të qytetarëve. Promovimi më i mirë dhe krijimi i marrëdhënieve të mira me publikun dhe qytetarët është qeverisja e mirë, shpenzimi racional i parasë publike dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve.

Andaj, shpenzimi i parasë publike me qëllim të promovimit të kastave politike dhe individëve të caktuar është keqpërdorim i parasë publike dhe shkelje e parimeve të qeverisjes së mire”, thuhet tutje në komunikatë.

Me këtë rast INPO i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës së Vushtrrisë dhe zyrtarit përgjegjës të prokurimit që këtë tender ta anulojnë.

Tags: Ferit IdriziINPOKryetari i Vushtrise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria në Prizren vazhdon hetimet ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

Prokuroria në Prizren vazhdon hetimet ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

Naim Murselit i bëhet ekzaminimi në QKUK

“Larg qoftë me ushtru dhunë apo diçka e tillë”, Naim Murseli flet për raportin që kishte me tani të ndjerën Liridona Ademaj

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

OEAK i bën thirrje Komisionit Evropian për zgjidhje urgjente ndaj bllokadave të transportit

Sot seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Refuzohen propozimet e mbrojtjes, Naim Murseli nis dhënien e mbrojtjes

Rama: Pagesa për Trafikun Urban u realizua, falënderim punëtorëve për korrektësinë

Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi”, thotë se ka nisur largimi i mbeturinave në kryeqytet

Çfarë kërkoi Salih Mustafa nga Gjykata e Hagës në kohën sa e kishte babanë ende gjallë?

Çfarë kërkoi Salih Mustafa nga Gjykata e Hagës në kohën sa e kishte babanë ende gjallë?

Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës ndezin përplasje politike

Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës ndezin përplasje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën