TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Iniciativa Studentore për Novacion kërkon hapësira për aktivitete

by TËVË 1
10 muaj ago
0
A A
​Iniciativa Studentore për Novacion kërkon hapësira për aktivitete

Iniciativa Studentore për Novacion 68 ka mbajtur aksion protestues si reagim ndaj mungesës së hapësirave të dedikuara për studentët për aktivitete kulturore dhe artistike, si dhe ndaj, sipas tyre, neglizhencës nga menaxhmenti i Qendrës së Studentëve. Të njëjtit kanë kërkuar që kërkesat e tyre të merren parasysh.

Bujar Hoxha, anëtar i kësaj organizate, u shpreh se aktivitetet që ata janë të detyruar t’i mbajnë jashtë, janë pasojë e “mbylljes së hapësirave të dedikuara për studentët brenda Qendrës së Studentëve”.

Ai theksoi se në vend të këtyre hapësirave, ato janë shndërruar në zyra administrative dhe hapësira komerciale.

“Sot, siç po shihet, kemi vendosur që aktivitetet tona t’i mbajmë në rrugë, në mungesë të hapësirave brenda Qendrës së Studentëve. Sallat ku duhet të organizonim debate, leksione alternative, klube kulturore dhe artistike janë të mbyllura për ne. Në vend të hapësirave për studentët, kemi zyra administrative, hapësira komerciale dhe dyer të kyçura. Rrjedhimisht, na kanë detyruar të dalim në rrugë për t’i mbajtur aktivitetet tona. Kjo nuk është hera e parë që studentët ngrihen për të drejtat e tyre. Më 11 mars 1981, studentët e Universitetit të Prishtinës protestuan për liri. Sot, ne po përballemi me një tjetër formë shpërfilljeje: nuk na japin hapësirën për të menduar, për të bashkëpunuar, për të krijuar. Na duan pasivë, nëpër kafene të qytetit dhe pa mundësi për të zhvilluar mendimin kritik dhe kreativitetin tonë. Por studentët nuk do të heshtin. Nëse nuk na lejojnë hapësira brenda, ne do t’i marrim rrugët. Nëse na mbyllin dyert, ne do të vazhdojmë të krijojmë, të organizohemi dhe të kërkojmë atë që na takon. Sot nuk kërkojmë lëshime, por të drejtat tona. Ne nuk do të ndalemi derisa aktivitetet studentore të kenë hapësirat e tyre të merituara”, tha Hoxha.

Në anën tjetër, Ilir Kiçmari, pjesë e bordit të organizatës, tha se problemi qëndron me neglizhencën e menaxhmentit të Qendrës së Studenteve.

Siç tha ai, kërkesat e tyre që kanë adresuar në QS, janë shpërfillur, shkruan KP.

“Problemi qëndron me neglizhencën e menaxhmentit të Qendrës së Studenteve. Menaxhmentit të QS-së i kemi dërguar disa email ku kemi kërkuar disa hapësira për mbajtjen e aktiviteteve, i ka shpërfillur gjitha kërkesat tona. Kemi dërguar email edhe të sekretari i MASHT-it, as ai nuk ka kthyer përgjigje për neglizhencën e menaxhmentit të QS-së. Ne nuk e dimë a ka hapësira, për aq sa dimë salla e konferencave ku ne kemi mbajtur aktivitete në të kaluarën është kthyer në zyre dhe përdoret për Agjencinë e Akreditimit të Kosovës. Sipas informacioneve që ne i kemi, Amfiteatri i hapur që është aty ku ne kemi mbajtur shumë aktivitete tradicionale deri me sot, kemi marr informacione se do të rrënohet dhe do të kthehet në konvikt për banim”, tha Kiçmari.

Tags: Iniciativa Studentore për Novacionqendra e studentëveTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj takoi përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, Sorensen

Haradinaj takoi përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, Sorensen

Aliu: Masakra në Reçak bëri kthesën e madhe në historinë e Kosovës

Aliu: Masakra në Reçak bëri kthesën e madhe në historinë e Kosovës

Abdixhiku takon Sorensenin, kërkon angazhim të vazhdueshëm të BE-së për Kosovën

Abdixhiku takon Sorensenin, kërkon angazhim të vazhdueshëm të BE-së për Kosovën

Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në agjendën e integrimit evropian

Muriqi, nëntë gola larg rekordit të kamerunasit Eto’o

Muriqi, nëntë gola larg rekordit të kamerunasit Eto’o

Ardian Ismajli një muaj jashtë fushe, mungon me Serbinë

Pas Gjimshitit lëndohet edhe Ismajli

Aliu: Masakra në Reçak bëri kthesën e madhe në historinë e Kosovës

Aliu: Masakra në Reçak bëri kthesën e madhe në historinë e Kosovës

Abdixhiku takon Sorensenin, kërkon angazhim të vazhdueshëm të BE-së për Kosovën

Abdixhiku takon Sorensenin, kërkon angazhim të vazhdueshëm të BE-së për Kosovën

Albian Hajdari zbulon se çka e shtyu ta zgjidhte Kosovën para Zvicrës

Hajdari nuk luan kundër Gladbachut

Ballkani kërkoi 600 mijë euro për Sereben, Levski tërhiqet

Ballkani kërkoi 600 mijë euro për Sereben, Levski tërhiqet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën