TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Infermierët që u punësuan gjatë pandemisë protestojnë para MSh-së, paralajmërojnë ikjen nga Kosova

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Infermierët që u punësuan gjatë pandemisë protestojnë para MSh-së, paralajmërojnë ikjen nga Kosova

“Zoti Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs gjermanishtes në ora 17:00”, “Ju të gjithë krenoheni për menaxhim të pandemisë, ne ishim ARSYEJA”,  “Rrezikova vetën dhe familjen time, për të të shpëtuar ty dhe familjen tënde DHE SI U SHPËRBLEVA”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar personeli shëndetësor.

Përfaqësuesja e infermierëve në QKUK, Nurie Ukaj ka deklaruar se protesta do të vazhdojë deri sa të marrin një përgjigje konkrete nga Ministria e Shëndetësisë.

“Qëllimi i protestës është për mosekzekutimin e pagave dhe asnjëherë nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare. Momentalisht nuk largoheni prej këtu pa marr përgjigje zyrtare. Kemi bërë kërkesa shkresa e  e-maila po asnjëherë nuk kemi marr përgjigje përveç dje e kemi zhvilluar një takim me shefin e kabinetit, Kujtim Salihu krejt çka na ka thanë është që ka optimizëm”, ka thënë Ukaj.

Nga ana tjetër, Enlirat Duraku, infermier i rregullt në kuadër të sistemit shëndetësorë në vend ka thënë se se duhet ekzekutuar në kohën e duhur pagat stafit, pasi që ka mundësi që dikush ende varet pikërisht nga kjo pagë.

Ai ka thënë se kanë kërkuar edhe nga ministri i Shëndetësisë, edhe nga Komisioni Parlamentar e Kuvendi që këta profesionistë të mbeten në punë përmes gjetjes së modaliteteve.

“Pastaj edhe kontratat e punës, sepse sistemi shëndetësorë ka nevojë për ta dhe pacientët kanë nevojë për kujdesin tonë maksimal, andaj kërkesën e tyre për ekzekutim të pagave dhe vazhdim të kontratave e dimë se në sistemin shëndetësorë ka mungesa të mëdha sidomos për stafin mbështetës.Kërkesa e këtyre profesionistëve e i konsiderojmë si legjitime prandaj ne si organizatë e infermierëve i mbështesim në mënyrë të pakontestueshme.”, tha ai,

Ndër të tjera Duraku theksoi se ministri Latifi i neglizhon takimet me infermierët ku sipas tijtakimet me mjekë i mabp vetë ndërsa nëpër takime me infermierët dërgon ndonjë zëvendësues.“Sepse ai takohet me mjekët, por takimet ne infermierë zakonisht e çon ndonjë zëvendësues për dallim nga takimet me mjekët”.

Ndërsa Qëndresa Berisha, infermiere nga stafi mbështetës shëndetësorë ka theksuar se shkaku i problemeve me kontrata dhe paga është detyruar që të nënshkruajë kontratë pune në Gjermani.

“Jemi që dy vite me kontrata mbi vepër, por jemi këtu edhe për shkak të mospagesave. Po maltretohemi me kontrata tre muaj, gjashtë muaj. Po ashtu pagesat tre mujore që janë vonuar, e shumë prej nesh kemi obligime personale gjithashtu kjo vonesa që është prej tre muajsh dhe kjo vazhdimësi e kontratave mbi vepra na ka shkaktuar që më shkëput kontratën. Unë p.sh e kam shkëputur që të zhvendosem më punu në Gjermani. Kisha kërkuar nga ministri i Shëndetësisë që nëse të gjitha gjërat i ka si ministër dhe është i ngritur kisha pas qejf me e pas edhe ndjenjën njerëzore”, ka thënë ajo./Teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

Nesër varroset 25-vjeçari që humbi jetën në Liqenin e Batllavës

Spahiu: Ekziston një marrëveshje e heshtur mes LVV-së dhe PDK-së për ta dobësuar LDK-në

Spahiu: Ekziston një marrëveshje e heshtur mes LVV-së dhe PDK-së për ta dobësuar LDK-në

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Chris Brown do të duhet t’i paguajë ish-asistentes së tij 13 milionë dollarë dëmshpërblim pasi një qen e sulmoi në shtëpinë e tij

Chris Brown do të duhet t’i paguajë ish-asistentes së tij 13 milionë dollarë dëmshpërblim pasi një qen e sulmoi në shtëpinë e tij

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

Nesër varroset 25-vjeçari që humbi jetën në Liqenin e Batllavës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën