TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
13 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
13 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Incizoi fshehurazi mjetet e Policisë dhe zbuloi identitetin e zyrtarit të AKI-së, çfarë thotë aktakuza për spiunazh ndaj Aleksander Vllajiqit

nga Tëvë1
29 Maj, 2025
2
A A
Incizoi fshehurazi mjetet e Policisë dhe zbuloi identitetin e zyrtarit të AKI-së, çfarë thotë aktakuza për spiunazh ndaj Aleksander Vllajiqit

Prokruoria Spciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj Aleksander Vllajiq nën dyshimet  për spiunazh.

Sipas aktakuzës, Vllajiq deri në ditën e arrestimit më 26 qershor 2024 si bashkëpunëtor i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA) kishte mbledhur dhe informacione duke përfshirë dokumente dhe material që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës e pastaj ia kishte transmetuar një zyrtari të BIA-së

Aktakuza  e cila është ngritur me 22 Maj 2025, thotë se Vllajiq fillimisht i kishte incizuar fshehurazi lëvizjet e automjeteve të Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në pjesën veriore të vendit.

Pastaj thuhet se kishte mbledhur informacione edhe për serbë për të cilët pretendohej se ishin bashkëpunëtor të strukturave të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Si rrjedhojë, aktakuza thotë se Vllajiq ka zbuluar identitetin e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjence, (AKI). Identitetin e këtij zyrtari të AKI-së, aktakuza thotë se Vllajiq e kishte mësuar sa ishte pjesëtar aktiv i Policisë së Kosovës.

Aktakuza thotë se të gjitha këto informacione, Vllajiq ia kishte komunikuar zyrtarit të BIA-së kështu duke vepruar në kundërshtim me interesat shtetërore të Kosovës, duke dëmtuar rendin kushtetues dhe duke cenuar sigurinë kombëtare.

Përveç kësaj, aty thuhet se Vllajiq ka rrezikuar drejtpërdrejtë edhe jetën e zyrtarëve shtetërorë dhe qytetarëve të saj.

Ndërkohë që iu ishte bastisur shtëpia në Mitrovicë në ditën e arrestimit, Vllajiqit iu ishte gjetur një armë e gjatë pneumatike e modelit “Cverna Zastava” dhe një sprej gaz-lotsjellës të cilat edhe iu ishin sekuestruar.

Me këto veprime, PSRK-ja e ka ngarkuar Vllajiqin me veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 3 i KPRK-së. E po ashtu edhe me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366 par. 1 i KPRK-së.

Seanca gjyqësore për këtë rast pritet të mbahet me 5 qershor 2025. Kjo gjë është konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale ndaj të pandehurit A.V. është caktuar të mbahet me datë 05 qershor 2025, në ora 09.30”, u përgjigj Gashi.

Ndryshe, Aleksander Vllajiq akuzohet së bashku me Dejan Pantiq, Miun Milenkoviq dhe Miomi Vaki për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ).

sipas aktit akuzues thuhet se Pantiq, Milenkoviq, Vlajiq dhe Vakiq më 6 dhjetor 2022, në ora 14:39, kishin kryer sulmin terrorist ndaj zyrave të KKZ-së, duke hedhur granata dore dhe shok bomba.

Më 13 dhjetor 2023 PSRK kishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës për Pantiq dhe tre të tjerët.

Më 12 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi një muaj paraburgim ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq, ndërsa më 28 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë ia zëvendësoi masën e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Pantiq ishte arrestuar më 10 dhjetor 2022 në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ndërsa arrestimi i tij kishte nxitur reagime nga pala serbe, e që u pasua me vendosjen e barrikadave në pika kufitare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri: Perceptimi se s’ka opozitë, narrativë e krijuar nga Vetëvendosje

Haziri: Ai që kundërshtoi gjithçka në këtë Republikë, e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës

Rreth 20 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit të maturës, sfiduese mbetët organizimi

Rreth 20 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit të maturës, sfiduese mbetët organizimi

Dështimi i radhës i konstituimit të Kuvendit, opozita thirrje Vetëvendosjes të reflektojë

Dështimi i radhës i konstituimit të Kuvendit, opozita thirrje Vetëvendosjes të reflektojë

As në tentativën e 24-të nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës, detaje nga seanca

Profesori britanik: E shoh të mundshëm një koalicion mes VV-së dhe  LDK-së

Profesori britanik: E shoh të mundshëm një koalicion mes VV-së dhe LDK-së

Vendosja e ushtrisë serbe në kufi vlerësohet kërcënim joserioz

Vendosja e ushtrisë serbe në kufi vlerësohet kërcënim joserioz

Finalja e Ligës së Kampionëve, formacionet PSG-Inter

Finalja e Ligës së Kampionëve, formacionet PSG-Inter

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X