TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Incidenti me dronët: Polonia i tregon Rusisë grushtin

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Incidenti me dronët: Polonia i tregon Rusisë grushtin

Presidenti konservator i krahut të djathtë i Polonisë, Karol Nawrocki, dhe udhëheqësi liberal-konservator i qeverisë së qendrës dhe të majtë, Donald Tusk, zakonisht nuk humbasin asnjë rast për të kritikuar apo thumbuar njëri-tjetrin. Por të mërkurën (10 shtator 2025), dy politikanët që grinden u treguan të vetëpërmbajtur dhe shmangën çdo ofendim.

“Ne, Presidenti, unë dhe ministrat e mi, jemi të vendosur fuqimisht të veprojmë si një grusht i mbledhur, pa dallime mendimesh”, tha Tusk në Sejm, parlamentin polak. “Ne duhet ta kalojmë këtë provë në unitet. Nuk mund të ketë asnjë çarje në të cilin armiku, fqinji lindor, mund të depërtojë me putrat e tij”, theksoi ai. Në vend të talljeve, këtë herë pati duartrokitje edhe nga partia opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS) kur Tusk theksoi unitetin e të dy kampeve politike në orën e kërcënimit: “Nëse polakët veprojnë të bashkuar, ata janë të pamposhtur”.

Bashkëpunim në vend të grindjeve politike

Që në orët e para pas incidentit, Nawrocki dhe Tusk u takuan dy herë për të diskutuar se si të trajtojnë shkeljen masive të hapësirës ajrore polake. Gjatë natës nga e marta në të mërkurë, gjithsej 19 dronë hynë në hapësirën ajrore polake, shumë prej tyre nga Bjellorusia për herë të parë.

“Ne kemi rënë dakord për koordinim të plotë të hapave të mëtejshëm në skenën ndërkombëtare”, tha Kryeministri. Presidenti Nawrocki theksoi gjithashtu bashkëpunimin e mirë me Tuskun. Kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (BBN), Slawomir Cenckiewicz, një person i ngushtë i besuar i Nawrockit, madje foli për “bashkëpunim shembullor” midis zyrës presidenciale dhe qeverisë. Sipas kushtetutës polake, presidenti është komandanti suprem i forcave të armatosura dhe luan një rol kyç në çështjet e sigurisë. Situata e jashtëzakonshme i detyron të dy kampet shpesh në luftë politike të bashkëpunojnë përballë kërcënimit nga lindja.

Udhëheqja ushtarake polake vendosi të rrëzonte të paktën tre avionë dronë të konsideruar veçanërisht të rrezikshëm. F-16 polakë dhe F-35 holandezë u ngritën në ajër. Thuhet se në operacion kanë marrë pjesë edhe ushtarë italianë dhe gjermanë. Mbetje të dronëve u gjetën në pjesë të ndryshme të Polonisë.

“Ky është një moment i paprecedentë në historinë e NATO-s dhe në historinë moderne të Polonisë”, tha Nawrocki. “Për herë të parë, dronë armiqësorë rusë janë rrëzuar në territorin e NATO-s”, shtoi Tusk. Kreu i shtetit dhe kryeministri vendosën bashkërisht të venë në zbatim Nenin 4 të Traktatit të NATO-s, i cili parashikon konsultime të përbashkëta midis shteteve anëtare të NATO-s.

Tusk: Fjalë solidariteti nuk mjaftojnë

Kryeministri Tusk e përdori incidentin për t’u drejtuar një apel dramatik aleatëve: Polonia është mirënjohëse për të gjitha fjalët e solidaritetit. “Por kjo nuk është e mjaftueshme”, theksoi kreu i qeverisë polake. “Ne presim mbështetje dukshëm më të madhe. Lufta në Ukrainë nuk është një çështje polake apo ukrainase, por “konfrontim që Rusia ia ka shpallur të gjithë botës së lirë”. Polonia shpenzon 4.7 përqind të produktit të saj të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen dhe pritet të përfitojë shumë nga programi SAFE i BE-së.

“As Polonia dhe as NATO nuk lejojnë të frikësohen”, siguroi Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski. “Rusia duhet ta kuptojë më në fund se përpjekja për të rindërtuar perandorinë e vjetër është e dënuar të dështojë.”

Polonia e mbylli plotësisht kufirin e saj me Bjellorusinë që nga e enjtja. Të premten, Bjellorusia dhe Rusia fillojnë stërvitjet e tyre ushtarake “Zapad” (Perëndimi), gjatë të cilave të dy ushtritë mund të ushtrojnë edhe si të kryhen sulme kundër Perëndimit. Varshava ka frikë nga provokime të mëtejshme.

Rusia fajëson Ukrainën

Ministri për Digjitalizimin, Krzysztof Gawkowski, paralajmëroi nga fushatat ruse dhe bjelloruse të disinformimit. “Numri i lajmeve të rreme në internet është vazhdimisht në rritje”, tha politikani i krahut të majtë. “Rusia dhe Bjellorusia qëndrojnë pas kësaj fushate të organizuar”. Qëllimi i fushatës, tha ai, është të zhvendosë përgjegjësinë për sulmin me dron mbi Ukrainën, me qëllim që të krijohet përçarje midis Polonisë dhe Ukrainës, vendi i sulmuar nga Rusia.

Në politikën e sigurisë, Polonia mbështetet fuqimisht në aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara. Gjatë takimit të tij me Nawrocki-n në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e siguroi mysafirin polak, se nuk kishte ndërmend të tërhiqte trupat amerikane nga Polonia. Varshava e priti me padurim reagimin e Uashingtonit. Të mërkurën në mbrëmje, Nawrocki foli me presidentin Trump në telefon. “Biseda ishte një element në një seri konsultimesh që kam pasur me aleatët tanë”, shkroi ai më pas në shërbimin e lajmeve X (Twitter). “Bisedat e sotme konfirmuan unitetin e aleatëve.”

Armiku i Polonisë është në lindje, jo në perëndim

Pavarësisht përpjekjeve për të ruajtur unitetin, Kryeministri polak, Donald Tusk e përdori fjalimin e tij në parlament në Varshavë për të paralajmëruar opozitën nacional-konservatore kundër fyerjeve ndaj Gjermanisë. “Armiku politik i Polonisë, i cili nuk i fsheh qëllimet e tij armiqësore, është pas kufirit lindor, jo perëndimor”, tha kreu liberal-konservator i qeverisë, i cili është damkosur nga opozita si “agjent gjerman”. “Mos kërkoni një armik në Perëndim, mjafton armiku i vërtetë në Lindje”, i bëri thirrje ai opozitës. Dy sisteme gjermane Patriot të stacionuara në Poloninë lindore u përfshinë gjithashtu në mbrojtje kundër dronëve rusë.

“Pas depërtimit të dronëve rusë në Poloni, NATO nuk duhet të tërhiqet asnjë hap”, komentoi Bartosz Wielinski në gazetën e përditshme Gazeta Wyborcza të enjten. “Demonstrimi i forcës dhe unitetit të Aleancës duhet të jetë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Shtetet evropiane të NATO-s mundet ta arrijnë këtë edhe pa mbështetjen e SHBA-së.”/DW

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Të paktën 31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Të paktën 31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Takimi SHBA-Iran në Oman përfundon pa marrëveshje, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Takimi SHBA-Iran në Oman përfundon pa marrëveshje, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Miliona euro të BE-së presin formimin e institucioneve në Kosovë

Miliona euro të BE-së presin formimin e institucioneve në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën