Një incident zjarri në afërsi të hyrjes së një banese ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Lexues të teve1.info kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa nuk raportohet për të lënduar.
Në vendngjarje janë edhe zjarrfikësit.
Teve1.info ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë dhënë ende detaje.