TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Imri Ahmeti rikandidon për kryetar të Komunës së Lipjanit

by Tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Imri Ahmeti rikandidon për kryetar të Komunës së Lipjanit

Imri Ahmeti ka konfirmuar se do të jetë sërish kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se ky është një rrugëtim i zemrës dhe jo vetëm politik.

“PO, do të kandidoj sërish për Kryetar të Komunës së Lipjanit. Një rrugëtim që s’është veç politik, por edhe rrugëtim i zemrës, sepse Lipjani është pjesë e jetës sime, e përditshmërisë dhe e ëndrrave të mia”, ka shkruar Ahmeti.

Ai shtoi se në mandatin e tij aktual janë realizuar shumë projekte që kanë ndryshuar pamjen e qytetit dhe fshatrave, por theksoi se ende ka shumë punë për të bërë.

“Ka projekte që presin të përfundojnë, rrugë që presin të hapen dhe vizione që duam t’i bëjmë realitet. Me mbështetjen tuaj, nuk mund ta lëmë në gjysmë besimin dhe punën që kemi nisur bashkë, për një Lipjan edhe më të mirë”, theksoi ai.

Ahmeti e konsideron kandidimin e tij si mundësi për vazhdim të punëve të mira, jo për pushtet apo lavdi, por për përkushtim dhe progres.

“Jo për pushtet, por për vazhdimësi. Jo për lavdi, por për punë e përkushtim. Ju ftoj të ecim bashkë, me besim dhe me punë, për Lipjanin që e duam”, përfundoi ai.

Tags: Imri AhmetiLDKLipjanTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën