TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Imeri thotë se të gjitha partitë do t’i fërkojnë duart se kush ka bërë më shumë për liberalizimin e vizave

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Imeri thotë se të gjitha partitë do t’i fërkojnë duart se kush ka bërë më shumë për liberalizimin e vizave

Imeri në emisionin “Ditari” në tëvë1 u shpreh kështu, duke iu referuar deklarimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se sukseset e Qeverisë veçanërisht në sundim të ligjit, ishin faktorë kryesorë në avancimin e këtij procesi që sipas tij, ishte bllokuar për vite me rradhë.

Por që Imeri theksoi se, luftimi i krimit dhe korrupsionit varet nga sistemi i drejtësisë e jo nga Qeveria.

“Të themi që nuk ka duhemi të jemi të padrejtë sepse sigurisht që luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit është një nga kriteret themelore që ka sot Bashkimi Evropian, por luftimi i krimit dhe korrupsionit varet nga sistemi i drejtësisë, e jo nga Qeveria. Dhe prandaj nisur nga kjo sigurisht që nuk mundemi kur kemi dështime të themi që këto i përkasin sistemit të drejtësisë, e kur kemi suksese janë sukseset tona. Suksesi është i përbashkët Kosova ka plotësuar kriteret para disa vitesh, pra edhe kur kemi pasë qeveritë e tjera në pushtet, por që Kosova vuan nga krimi dhe korrupsioni kjo s’ka diskutim”, tha ai.

Tutje ai tha se qeveritë do t’i fërkojnë duart se kush ka bërë më shumë e kush më pak, por sipas tij, ajo çka është e rëndësishme është që Kosovën e presin shumë sfida të tjera në vijim.

“Prandaj çka dua të them është se ky proces fatmirësisht është i përmbyllur tashmë. Qeveritë do t’i fërkojnë duart se kush ka bërë më shumë e kush më pak, por çka është e rëndësishme është që Kosovën e presin shumë sfida të tjera në vijim”, tha ai.

Ambasadorët e BE-së, sot kanë miratuar deklaratën për liberalizimin e vizave ka njoftuar presidenca çeke.

Me këtë votim mbyllen procedurat teknike për liberalizimin e vizave. Vendimi përfundimtar pritet të merret nga Këshilli i ministrave të Brendshëm të BE-së.

Vendimi për heqjen e vizave për kosovarët pritet të hyjë në fuqi më së largu më 1 janar të vitit 2024./teve1.info/

https://teve1.info/lajmet/bislimi-procesi-i-liberalizimit-te-vizave-po-shkon-drejt-fundit/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti e Hargreaves flasin për rifillimin e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë

Kurti e Hargreaves flasin për rifillimin e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Tahiri: PDK do të angazhohet që vendit t’i jap një qeveri që do ta nxjerrë nga kjo krizë

Tahiri fton qytetarët për hapjen e fushatës së PDK-së në Prizren: Bashkë rreth vizionit të Bedri Hamzës

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Evropa duhet të mbrojë veten dhe të mbështetet te forcat e veta, thotë shefja e BE-së

Evropa duhet të mbrojë veten dhe të mbështetet te forcat e veta, thotë shefja e BE-së

Kurti e Hargreaves flasin për rifillimin e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë

Kurti e Hargreaves flasin për rifillimin e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Bayerni fiton një armë kyçe, rikthehet Musiala

Bayerni fiton një armë kyçe, rikthehet Musiala

Gaza: 117 trupa të nxjerrë nga rrënojat në vetëm 24 orë

Trupat e 30 anëtarëve të së njëjtës familje nxirrën nga rrënojat në Gaza

Tahiri: PDK do të angazhohet që vendit t’i jap një qeveri që do ta nxjerrë nga kjo krizë

Tahiri fton qytetarët për hapjen e fushatës së PDK-së në Prizren: Bashkë rreth vizionit të Bedri Hamzës

Foda udhëheq stërvitjen e dytë të kampit

‘Zbulohen’ votat e selektorit të Kosovës, Franco Foda për çmimin “FIFA The Best”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën