Por Imeri thotë se kryeministri Albin Kurti e njeh SHBA-në më mirë se të tjerët.
“Kryeministri Kurti e di fare mirë se kush është SHBA-ja, më mirë se ne. Dhe sesa është i rëndësishëm qëndrimi që ata kanë, dhe vizioni që ata kanë për projektet në vijim. Kosova, si Qeveri si opozitë, është momenti si përherë, që të jenë në linjë me SHBA-në”, tha ai në “Ditari” në Tëvë 1.
Vendimi i fundit i kryeministrit Kurti për targat dhe situata e krijuar në veri ka bërë që opozita ta kritikojë se ka prishur raportet me SHBA-në. Këto akuza i ka mohuar Kurti, i cili ka thënë se para se të marrin çfarëdo vendimi, i diskutojnë me aleatët ndërkombëtarë. /Teve1.info/







