TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Imeri: Paradoksale, Lista Serbe kërkon barriera te Ura e Ibrit kur rajoni synon BE-në

by teve1
3 javë ago
4
A A
Imeri: Paradoksale, Lista Serbe kërkon barriera te Ura e Ibrit kur rajoni synon BE-në

Paradoksale dhe të palogjikshme i quan analisti i çështjeve të sigurisë, Dorajet Imeri deklaratat e Listës Serbe kundër hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke i cilësuar ato si kontradiktore me procesin e normalizimit dhe integrimit evropian.

Derisa rajoni synon integrimin ne BE, largimin e kufijve mes shteteve dhe popujve, Imeri thekson se Lista Serbe kërkon ruajtjen e barrikadave mes qytetareve.

Lista Serbe ka kundërshtuar hapjen e urës pas deklaratës nga Brukseli se janë krijuar kushtet e sigurisë për hapjen e saj.

Në një letër drejtuar Zyrës së BE-së në Prishtinë, kjo parti ka kërkuar publikimin e analizës së sigurisë mbi të cilën është bazuar vendimi, ndërsa ka ngritur pikëpyetje edhe për rolin e Policisë së Kosovës në garantimin e sigurisë së serbëve.

Kjo parti, e cila shërben si dorë e djathtë e Beogradit dhe narrativave të tij në Kosovë, ka pretenduar se hapja e urës pa pjesëmarrjen dhe pëlqimin e palës serbe në dialogun e Brukselit ngre pikëpyetje mbi vetë procesin e dialogut dhe marrëveshjet e arritura përmes tij.

Kjo e fundit ka kërkuar nga BE-ja të sqarojë përgjegjësitë në rast të incidenteve apo përkeqësimit të situatës së sigurisë, anipse me largimin e KFOR-it është bërë e qartë se Policia e Kosovës do të kujdeset për sigurinë në këtë pjesë.

Por, analisti politik Dorajet Imeri, vë në pah për KosovaPress se pikërisht kjo qasje e Listës Serbe bie ndesh me parimet e normalizimit dhe integrimit evropian, dhe jo hapja e urës.

“Këtu ekziston një kontradiktë politike që duhet thënë qartë. Nëse të gjithë pajtohemi se e ardhmja e rajonit është integrimi në Bashkimin Evropian, normalizimi i marrëdhënieve dhe heqja graduale e barrierave ndërmjet qytetarëve dhe popujve, atëherë është vështirë të arsyetohet politikisht kërkesa që një urë të vazhdojë të mbetet simbol dhe instrument i ndarjes. Nuk mund të kërkohet normalizimi në Bruksel, ndërsa në terren të kundërshtohet një prej parimeve themelore mbi të cilat ndërtohet vetë ideja evropiane – liria e lëvizjes. Lista Serbe pra po kërkon ruajtjen e dhe ngritjen e barrierave në mes qytetarëve”, thotë ai për KosovaPress.

Imeri thotë se ura duhet të trajtohet si infrastrukturë publike në shërbim të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike.

Çështja e urës së Ibrit, shton Imeri, nuk duhet të trajtohet si çështje pronësie politike apo etnike, por si çështje e lëvizjes së lirë, komunikimit dhe integrimit të qytetarëve.

“Ura kryesore në Mitrovicë duhet parë para së gjithash si një hapësirë publike dhe si infrastrukturë në shërbim të qytetarëve. Ajo nuk është pronë politike e shqiptarëve, e serbëve, ose e një partie apo e një qeverie. Është urë e qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, dhe duhet të jetë në funksion të lëvizjes, komunikimit dhe integrimit. Pikërisht këtu qëndron paradoksi i pozicionit të Listës Serbe: një subjekt që pretendon se mbron interesat e komunitetit serb duhet të shpjegojë se si mbajtja e një ure mbyllur e përmirëson jetën, sigurinë apo perspektivën e atij komuniteti. Pra, kjo është tërësisht paradoksale dhe e palogjikshme, sepse ura është në shërbim të lëvizjes dhe të sigurisë e mirëqenies së njerëzve dhe kjo duhet të jetë objektivë e secilit subjekt politik, me gjasë në përjashtim të Listës Serbe”, thekson Imeri.

Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e cila lidh pjesën jugore me atë veriore të qytetit, prej vitesh është një nga simbolet më të ndjeshme të ndarjes ndëretnike në Kosovë.

Ura është e hapur për këmbësorë, por qarkullimi i automjeteve mbi të ka mbetur i bllokuar për vite me radhë.

Çështja e hapjes së saj është trajtuar edhe në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën