Imeri po ashtu gjatë emisionit “Këndi i Debatit” deklaroi se Këshill Drejtues ka marrë një vendim që të kërkojnë një rritje prej 50 përqind të pagave mbi pagën bazë.
E pyetur nëse do të mjaftonte që kjo rritje e pagës bazë do të mjaftonte që ta ndalte fluksin e mjekëve që po largohen nga Kosova, Imeri tha se nuk është në pyetje vetëm ngritja e pagës, por sipas saj, mjekët po ikin edhe për shkak të kushteve shumë të rënda të punës në shëndetësi.
“Është një pajtim në Këshill Drejtues që kanë marrë një vendim që të kërkojnë një rritje prej 50 përqind të pagave mbi pagën bazë deri në realizimin… Ndoshta …. Sepse ikja nuk bëhet vetëm për paga, bëhet edhe për kushtet e punës të cilat janë të mjerueshme në shëndetësi siç e dini edhe ju dhe domethënë ka aty shumë probleme por që ndoshta pak a shumë e kishte zbutur këtë ikje “, tha ajo.
Imeri ndër të tjera gjatë debatit theksoi se në Kosovë ka kuadro të mjekëve dhe infermierëve të papunë, të cilët sipas saj edhe pse iu nënshtrohen disa herë konkurseve prapë nuk arrijnë të punësohen dhe prandaj si zgjedhje të vetme e shohin ikjen nga Kosova.
“Duhet shikuar edhe njëherë mënyrën e punësimit të mjekëve dhe infermierëve të cilët janë të diplomuar sepse kemi krijuar kuadro që rrinë kot, mjekë të papunësuar që ka, që i nënshtrohen konkurseve disa herë dhe janë pa punë edhe sigurisht që ata e kanë syrin krejt ka Evropa me ikë dhe është shumë e dhimbshme për vendin tonë”, tha Imeri. /teve1.info/







