Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes gjatë ditëve me temperatura të larta, duke paralajmëruar se vapa mund të paraqesë rrezik për shëndetin.
Sipas IKSHPK-së, grupet më të rrezikuara nga efektet e temperaturave të ngritura janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin rekomandimet për mbrojtje nga vapa dhe të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të afërmve.
IKSHPK ka rikujtuar se gjatë periudhave me temperatura të larta është e rëndësishme të merren masa parandaluese për të shmangur pasojat e mundshme shëndetësore./teve1.info/




