TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKSHPK-ja apelon për kujdes nga temperaturat e larta

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
IKSHPK-ja apelon për kujdes nga temperaturat e larta

Sipas këtij instituti, Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.

IKSHPK-ja ka rekomanduar masa mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike.

1. Personat e moshuar asesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet;

2. Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të hapura;

3. Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose qaji; po ashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale;

4. Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barnave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial;

5. Paraqitja e kokëdhembjes, mundimit, marramendjes dhe dehidrimit, tharjes së gojës dhe lëkurës, janë shenja alarmante për të moshuarin, sidomos kur është i sëmurë dhe ka paaftësi funksionale; atëherë doemos i sëmuri geriatrik duhet të lajmërohet tek mjeku i tij familjar ose në qendrën më të afërt emergjente;

6. Anëtarët e familjes, miqtë, fqinjtë dhe anëtarët e OJQ-ve të cilët kujdesen për të moshuarit gjatë muajve të nxehtë të verës duhet doemos më shpesh të kontaktojnë me të moshuarit, e në raste të paaftësive funksionale edhe disa herë gjatë ditës;

7. Në rast se del jashtë shtëpisë/banesës ku jeton, i moshuari duhet detyrimisht të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues, i cili mund të kontaktohet lidhur me këtë person të moshuar;

8. Më e rëndësishmja është mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të ambientit të të moshuarit, si dhe mbikëqyrja e përdorimit të barnave në mënyrë të rregullt;

9. Është i domosdoshëm aktiviteti fizik dhe psikik i të moshuarit, sidomos ecja e vazhdueshme në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje, qëndrimi sa më i gjatë në natyrë (park, shëtitore, etj).

10. Nëse i moshuari ka vështirësi për të lëvizur për shkak të pamjaftueshmërive funksionale, atëherë duhet bërë ajrosjen shumëorëshe të hapësirave ku qëndron i moshuari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

Një raketë e SpaceX u përplas me Hënën, ashtu siç ishte parashikuar nga shkencëtarët

Cakolli i reagon Deharit: Vetëm 8 nga së paku 40 afate kushtetuese kanë pasoja juridike të përcaktuara

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

“InfoNata” 11.08.2026

“InfoNata” 11.08.2026

“Mos u fut në det pas ushqimit” – E vërtetë apo thjesht një mit? Ja çfarë thonë ekspertët

“Mos u fut në det pas ushqimit” – E vërtetë apo thjesht një mit? Ja çfarë thonë ekspertët

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën