TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKSHPK: Grumbullimi i mbeturinave, rrezik serioz për shëndetin publik

by teve1
1 vit ago
1
A A
IKSHPK: Grumbullimi i mbeturinave, rrezik serioz për shëndetin publik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka thënë se mungesa e menaxhimit të duhur të mbeturinave ndikon negativisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke krijuar shqetësime në mjedisin ku ata jetojnë.

Në reagim thuhet situata e javës së kaluar në Prishtinë, ku kontejnerët ishin të mbushur tej mase dhe mbeturinat ishin shpërndarë edhe jashtë tyre, për shkak të mosasgjësimit në kohë nga kompanitë përgjegjëse paraqiste një rrezik serioz për shëndetin publik.

Sipas IKSHPK-së, kjo situatë krijon kushte të favorshme për zhvillimin e baktereve, parazitëve dhe insekteve, duke rritur rrezikun për përhapjen e sëmundjeve infektive si dizenteria, hepatiti A, kolera dhe infeksionet e traktit respirator.

“Menaxhimi i duhur i mbeturinave urbane është thelbësor për ruajtjen e një ambienti të pastër dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave ndikon drejtpërdrejt në ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit. Kjo situatë krijon kushte të favorshme për zhvillimin e baktereve, parazitëve dhe insekteve, duke rritur rrezikun për përhapjen e sëmundjeve infektive si dizenteria, hepatiti A, kolera dhe infeksionet e traktit respirator. Në aspektin mjedisor, mbeturinat kontribuojnë në ndotjen e tokës, ujërave dhe ajrit, duke dëmtuar ekosistemet dhe biodiversitetin. Djegia e tyre e pakontrolluar çliron tym dhe gaze të dëmshme si dioksinat dhe furanet, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje kronike të frymëmarrjes, alergji dhe, në raste të caktuara, edhe sëmundje kancerogjene. Nga aspekti social, mungesa e menaxhimit të duhur të mbeturinave ndikon negativisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke krijuar shqetësime në mjedisin ku ata jetojnë. Kjo situatë ishte veçanërisht e dukshme javën e kaluar në Prishtinë, ku kontejnerët ishin të mbushur tej mase dhe mbeturinat ishin shpërndarë edhe jashtë tyre, për shkak të mosasgjësimit në kohë nga kompanitë përgjegjëse. Kjo paraqiste një rrezik serioz për shëndetin publik.Rrezik shtesë paraqesin edhe qentë dhe macet endacake, të cilët shpërndajnë mbeturinat, duke rritur mundësinë për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe krijuar zhurmë në lagjet e qytetit. Kapakët e kontejnerëve të hapur dhe kushtet klimatike me reshje shiu kanë favorizuar përhapjen e aromave të pakëndshme, duke ndikuar negativisht edhe në cilësinë e ajrit”, thuhet në reagimin e IHMK-së në Facebook.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, IKSHPK-ja ka rekomanduar largimin e rregullt të mbeturinave në çdo lagje të qytetit, sigurimin funksionalizimin dhe mbylljen e kapakëve të kontejnerëve të mbeturinave, pastrimin rregullisht hapësirave përreth kontejnerëve, rregullimin e menaxhimi i mbetjeve inerte që nuk largohen nga kompania “Pastrimi”, ndalimi I hudhjes së materialeve ndërtimore dhe të ngjashme në pikat e grumbullimit të mbeturinave urbane, duke vendosur shenja të qarta ndaluese në secilën pikë grumbulluese.

“IKSHPK rekomandon: të bëhet largimi i rregullt i mbeturinave në çdo lagje të qytetit, të sigurohet funksionalizimi dhe mbyllja e kapakëve të kontejnerëve të mbeturinave, të pastrohet rregullisht hapësira përreth kontejnerëve, të rregullohet menaxhimi i mbetjeve inerte që nuk largohen nga kompania “Pastrimi”, të ndalohet hedhja e materialeve ndërtimore dhe të ngjashme në pikat e grumbullimit të mbeturinave urbane, duke vendosur shenja të qarta ndaluese në secilën pikë grumbulluese. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, IKSHPK kërkon që situata të tilla të mos përsëriten më. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, IKSHPK kërkon që situata të tilla të mos përsëriten më”, thuhet në fund të reagimit.

Ndryshe, kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” më 14 maj ka ndërprerë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, ku si pasojë e kësaj në kryeqytet kontejnerët janë të stërmbushur derisa qese e gjëra të tjera kanë dalë edhe jashtë tyre./teve1.info/

Tags: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të KosovësmbeturinatPrishtinerrezik
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro

Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro

Qeveria miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistët, sektorin privat, fëmijët e studentët, rriten edhe shtesat për lehonat

Qeveria miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistët, sektorin privat, fëmijët e studentët, rriten edhe shtesat për lehonat

Katër të vdekur në Maqedoni nga aksidenti tragjik mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës

Katër të vdekur në Maqedoni nga aksidenti tragjik mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës

AAK mblidhet sot, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të brendshme

Të dielën mblidhet AAK-ja, e mban Kuvendin e Përgjithshëm

Homazhe në Burgun e Dubravës për viktimat dhe të mbijetuarit e masakrës së vitit 1999

Homazhe në Burgun e Dubravës për viktimat dhe të mbijetuarit e masakrës së vitit 1999

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria në detyrë e Kosovës mblidhet sot

Moti sot në Kosovë

Parashikim i motit për sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën