TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ikja e të rinjve, inflacioni e pagat e ulëta, disa nga pakënaqësitë e qytetarëve

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Qytetarët pak të interesuar për t’u vaksinuar

Ikja e të rinjve, inflacioni e pagat e ulëta janë disa nga kritikat që qytetarët i kanë drejtuar Qeverisë Kurti. Gjendjen në Kosovë, disa e ndërlidhin me dialogun me Serbinë, teksa thonë se me arritjen e marrëveshjes përfundimtare, rezultatet për Kosovën do të jenë të shumta.

Sipas Hysni Thaçit, gjërat që janë blerë me 50 euro në të kaluarën, këtë vit të njëjtën gjë nuk mund t’a blejë me 100 euro.

“Ka gjëra nuk janë të mira por ka mundësi dhe hapësirë që të bëhen edhe më mirë. Sidomos ikja e të rinjve, pagat e ulëta, kështu që në këto çështje është e nevojshme dhe e domosdoshme të reflektohet dhe të merret për-bazë edhe inflacioni që është enormë dhe secili prej neve, që nëse më herët kemi blerë me 50 euro, tani me 100 nuk na dalin”, u shpreh Hysni Thaçi

Ndërsa Musa-Prelvukaj, konsideron që me arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, rezultatet për Kosovën do të jenë të shumta. Ai përmend anëtarësimin në organizata të ndryshme, si mundësi pas përfundimit të dialogut.

“Ka rezultate por orientimet janë të ndryshme të Qeverive, dikush është nga ana ekonomike e dikush nga rregullimi i brendshëm shtetëror. Unë po e shoh se përqendrimi i Kurtit është në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tash nëse këtu do të kemi rezultate, do të hapen edhe disa rrugë tjera të reja për anëtarësimin e Kosovës në OKB, pastaj edhe në organizatat tjera që ku ende nuk jemi anëtarë”, tha ai.

Ndërsa për inflacionin e lartë në Kosovë, Prelvukaj ka një arsyetim.

“Inflacioni nuk është karakteristik vetëm tek ne, sa po kontaktoj nëpër vendet tjera, është por ndoshta nuk është i dukshëm sikur tek ne, edhe po besoj se janë ministrat që e bëjnë punën brenda Kosovës, qoftë në ekonomi por edhe në sektorë të ndryshëm”, tha tutje ai.

Ndërsa, dikush tjetër po kërkon nga Kurti që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të mos ketë kompetenca, raporton EO.

“Nëse Asociacioni merr kompetenca ekzekutive, atëherë nuk jam i kënaqur aspak dhe nuk duhet Kosova ta nënshkruajë”, tha ky qytetar që nuk deshi të prezantohet.

Tags: Ikja e qytetareve nga KosovaInflacioniprobleme
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët dhe me riga shiu

Sadiku: Emri i Familjes Jashari është keqpërdorur politikisht

Sadiku: Emri i Familjes Jashari është keqpërdorur politikisht

Imeri: Nëse s’zgjidhet presidente, Osmani ndahet përfundimisht nga Kurti

Imeri: Nëse s’zgjidhet presidente, Osmani ndahet përfundimisht nga Kurti

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët dhe me riga shiu

Sadiku: Emri i Familjes Jashari është keqpërdorur politikisht

Sadiku: Emri i Familjes Jashari është keqpërdorur politikisht

Imeri: Nëse s’zgjidhet presidente, Osmani ndahet përfundimisht nga Kurti

Imeri: Nëse s’zgjidhet presidente, Osmani ndahet përfundimisht nga Kurti

Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një person

Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një person

Emisioni “Info Nata” 23.02.2026

Emisioni “Info Nata” 23.02.2026

Rihanna shfaq stil minimalist në darkën pas festës së ditëlindjes së saj të 38-të

Rihanna shfaq stil minimalist në darkën pas festës së ditëlindjes së saj të 38-të

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën