TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ikja e fuqisë punëtore, tronditje e madhe për vendin

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

Ato apelojnë për kushte më të mira të punës dhe trajtim të dinjitetshëm të punëtorëve, pasi konsiderojnë se jo vetëm pagat janë arsyeja e ikjes së punëtorëve. Ndërsa Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë thotë se ka ndërmarrë disa hapa për të parandaluar largimin e fuqisë punëtore nga vendi, duke iu mundësuar të rinjve kyçje në treg të punës e bizneseve punëtorë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi paralajmëron një tronditje të madhe të mungesës së fuqisë punëtore, e cila sipas tij, do të fillojë të ndjehet qysh në pranverë.

Azemi ka përmendur disa faktorë që ndikojnë në ikjen e fuqisë punëtore nga vendi.

“Në bazë të dhënave që i kemi, një tronditje e madhe e mungesës së fuqisë punëtore do të jetë në pranverë, pasi shumë punë, ambientet e jashtme janë ndërprerë dhe ata punëtorë janë bart dhe po punojnë në ambiente të brendshme ku krijohen kushtet. Ndryshe, në momentin kur do të fillojë sezoni i pranverës do të shihet se vërtet atëherë do të jetë goditja më e madhe e Kosovës për mungesën e punëtorëve të sektorëve privat të Kosovës. Jo gjithherë është vetëm paga që përcakton qëndrimin ose ikjen nga Kosova, por është Ligji mbi sigurinë dhe shëndetin në punë dhe ligjet e tjera që kanë të bëjnë me punëtorët e sektorit privat të Kosovës”, thotë Azemi.

Se tashmë veç është duke u ndjerë dukshëm mungesa e fuqisë punëtore thotë edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Hykolli tregon se kanë dorëzuar kërkesa tek punëdhënësit që të punësuarit t’i trajtojnë në mënyrë të dinjitetshme, pasi sipas tij në këtë formë mund të ndalet edhe ikja e fuqisë punëtore nga vendi,

“Është duke u ndjerë një mungesë e punëtorëve në Kosovë. Ne si BSPK ka kohë të gjatë që kemi ngritur problematikën e vetëdijësimit të punëdhënësve për ruajtjen e të punësuarave të Kosovës, pra ne kemi kërkuar nga punëdhënësit që të punësuarit t’i trajtojnë në mënyrë të dinjitetshme, të kenë rrogë të dinjitetshme, por krahas asaj të kenë një sjellje të mirë në raport me të punësuarit… Edhe në momentin kur të punësuarit nuk i respektojnë punëtorët e vet, atëherë kemi ikje nga vendet e punës… Po të këtë dinjitet te të punësuarit në Kosovë, atëherë besoj se shumica prej punëtorëve nuk kishin pas nevojë edhe të largohen nga Kosova”, thotë Hykolli.

E në drejtim të përmirësimit të kushteve dhe të parandalimit të ikjes së fuqisë punëtore dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka ndërmarrë disa hapa.

Fjolla Smaili-Azemi nga kjo Dhomë thotë se në këtë drejtim kanë nënshkruar memorandume të bashkëpunimit me universitete. Sipas saj, kjo iniciativë shërben që të bëhen urë lidhëse mes universitetit dhe bizneseve anëtare me qëllim që të dyja palët të përfitojnë nga një bashkëpunim i tillë.

“Si dhomë e tregtisë dhe industrisë kemi nënshkruar disa memorandume të bashkëpunimit, kryesisht me Universitetin e Prishtinës dhe me fakultete specifike në kuadër të këtij të fundit, me qëllimin e vetëm që në një formë t’i ofrojmë edhe biznesit fuqi punëtore, por njëkohësisht edhe shumë studentë të cilët diplomohen në fusha dhe departamente të ndryshme të kenë mundësi që ende pa përfunduar studimet të kyçen në tregun e punës. Një iniciativë e tillë ka pasur edhe rezultatet pozitive, sepse ne jemi të vetëdijshëm nga praktika se kemi shumë studentë të cilët diplomohen dhe fatkeqësisht detyrohen të punojnë punë apo profesione të tjera të cilat nuk përputhen aspak me fushën e studimeve të tyre.”, thotë Azemi.

Azemi thotë se një prej arsyejeve kryesore që shumë të rinj dhe të reja po ikin nga vendi duhet të jenë kushtet më të mira të punës dhe një pagë më e mirë për ta, në vendet evropiane, në krahasim me Kosovën./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë merr formë, Rama poston pamje

Rama ka kërkuar nga Gjykata Supreme që ta shqyrtojë me prioritet rastin që lidhet me NPB-në

“Trepça” jep detaje për ngujimin e 63 minatorëve: 54 dolën nga shkallët emergjente, 9 pritën rikthimin e energjisë

“Trepça” jep detaje për ngujimin e 63 minatorëve: 54 dolën nga shkallët emergjente, 9 pritën rikthimin e energjisë

Arrestohet burri që dha ryshfet për tu mos lajmëruar që ishte duke prerë dru

Arrestohet burri që dha ryshfet për tu mos lajmëruar që ishte duke prerë dru

Ramadani kërkon përgjegjësi pas ngujimit të 63 minatorëve të Trepçës

Kanosi ish të dashurën, arrestohet burri në Prishtinë

Kanosi ish të dashurën, arrestohet burri në Prishtinë

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA’së zbulon detajet

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA’së zbulon detajet

Humbja e talentëve nga Gjermania, drejtori i Bayernit përmend edhe Erblin Osmanin

Humbja e talentëve nga Gjermania, drejtori i Bayernit përmend edhe Erblin Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën