TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD: Qeveria në detyrë po cenon pavarësinë e gjyqësorit me sulmet ndaj Gjykatës Supreme

by Tëvë1
9 muaj ago
1
A A
IKD: Qeveria në detyrë po cenon pavarësinë e gjyqësorit me sulmet ndaj Gjykatës Supreme

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Qeverisë në detyrë lidhur me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Supreme, që shpalli të paligjshëm dhe shfuqizoi Udhëzimin Administrativ (MFPT) nr. 01/2025 për pajisjet fiskale dhe softuerët elektronikë.

IKD e cilëson “krejtësisht të papranueshëm” reagimin e Qeverisë, duke thënë se kundërshtimi publik i një vendimi të instancës më të lartë gjyqësore përbën jo vetëm ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit, por edhe shkelje flagrante të parimit të ndarjes së pushteteve.

“Ky veprim cenon integritetin e gjyqësorit dhe nxit mosbesim institucional”, thuhet në reagim.

IKD vlerëson se qasja e ministrit në detyrë, Hekuran Murati, i cili ka përmendur me emër gjyqtarët e Gjykatës Supreme, është veçanërisht e rrezikshme.

“Kjo jo vetëm që cenon integritetin e sistemit gjyqësor, por përbën rrezik edhe për sigurinë individuale të gjyqtarëve të përmendur”, thuhet tutje në reagim.

Sipas IKD-së, deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë përbëjnë presion të panevojshëm mbi gjyqësorin dhe përpjekje për ta delegjitimuar publikisht.

“Besimi në sistemin gjyqësor ndërtohet përmes respektimit të vendimeve të tij, jo përmes presionit dhe deklaratave politike”, nënvizon IKD.

IKD thotë se vendimi i djeshëm i Gjykatës Supreme krijon precedent të rëndësishëm për ndarjen e pushteteve dhe për vendimmarrjen administrative pa ndikim politik.

“Gjykata ka vendosur me të drejtë se një udhëzim administrativ i nxjerrë nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është në kundërshtim me Kushtetutën”, thuhet në komunikatë.

Instituti fton të gjithë përfaqësuesit institucionalë që të përmbahen nga deklarata që ulin autoritetin e gjykatave dhe të tregojnë respekt ndaj vendimeve gjyqësore, si themel i sundimit të ligjit dhe sigurisë juridike.

 

 

Tags: Gjykata SupremeIKDQeveriareagim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT njofton çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme: Nafta 1.86 €, benzina 1.44 €

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj: Humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën