TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

by tëvë1
3 javë ago
1
A A
KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Një numër i madh i institucioneve dhe agjencive të pavarura vazhdojnë të funksionojnë me pozita të paplotësuara, mandate të skaduara ose me procedura të papërfunduara për zgjedhjen dhe emërimin e drejtuesve dhe anëtarëve të tyre.

Në disa raste, mungesa e emërimeve ka lënë disa prej ketyre institucioneve pa përbërje të plotë, ndërsa pozita të caktuara vazhdojnë të jenë të zbrazëta prej vitesh.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka analizuar gjendjen e mandateve dhe pozitave të lira në institucionet dhe agjencitë e pavarura. Të dhënat tregojnë se një numër i konsiderueshëm i pozitave vazhdojnë të mbeten të paplotësuara, ndërsa për mandate që kanë përfunduar ose janë në prag të përfundimit duhet të zhvillohen procedurat përkatëse, në mënyrë që të mos krijohen ndërprerje në funksionimin e ketyre institucioneve.

“Gjendja është veçanërisht shqetësuese në institucionet ku mungojnë shumica apo të gjithë anëtarët e organeve përkatëse. Këshilli Kombëtar i Shkencës duhet të plotësohet me të 15 anëtarët, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës me 11 anëtarë, ndërsa Komisioni për Ndihmë Shtetërore vazhdon me mandate të përfunduara që nga marsi i vitit 2022. Komisioni për Verifikimin dhe Vendosjen për Prona është pa përbërje, kurse Bordi i Ankesave në Komisionin e Pavarur për Media duhet të plotësohet me të tre anëtarët”, thuhet nga IKD.

Pozita të paplotësuara vazhdojnë të ketë edhe në dy institucione kushtetuese. Gjykata Kushtetuese duhet të plotësohet me dy gjyqtarë, ndërsa Këshilli Gjyqësor i Kosovës vazhdon me një pozitë të paplotësuar.

Pozita të rëndësishme drejtuese vazhdojnë po ashtu të mbeten të paplotësuara.

“Institucioni i Avokatit të Popullit duhet të plotësohet me Avokatin e Popullit dhe katër zëvendësavokatë. Mandati i Avokatit të Popullit ka përfunduar më 28 shtator 2025, ndërsa mandatet e katër zëvendësve kanë përfunduar më 14 qershor 2025. Ligji kërkon që procedura për zgjedhjen e Avokatit të Popullit të fillojë gjashtë muaj para përfundimit të mandatit, ndërsa Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij vazhdojnë ushtrimin e funksionit deri në zgjedhjen e pasardhësve të tyre”, thuhet nw komunikatw.

Organi Shqyrtues i Prokurimit vazhdon pa Kryetar të Bordit pas dorëheqjes së tij në gusht 2024, ndërsa Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik duhet të plotësojë pozitën e Kryesuesit, mandati i të cilit ka përfunduar në nëntor 2023.

Edhe Komisioni Shqyrtues i Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit vazhdon pa kryesues pas përfundimit të mandatit në qershor 2024.

Probleme me plotësimin e përbërjes vazhdojnë edhe në institucione të tjera të rëndësishme. Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare duhet të plotësohet me pesë anëtarë të Bordit, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave me katër anëtarë, Bordi i KOSTT-it me tre anëtarë dhe Autoriteti i Pavarur i Konkurrencës me dy anëtarë. Pozita të lira ka edhe në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, Agjencinë Kosovare të Privatizimit, në Bordin Mbikëqyrës dhe Komisionin për Verifikimin dhe Vendosjen për Prona të Agjencisë Kosovare të Pronës.

Në të njëjtën kohë, gjatë vitit 2026 kanë përfunduar ose përfundojnë mandatet e drejtuesve të disa institucioneve të rëndësishme. Mandati i Komisioneres së Agjencisë për Informim dhe Privatësi ka përfunduar më 17 qershor 2026. Në përputhje me ligjin, Komisionerja vazhdon ushtrimin e funksionit deri në zgjedhjen e pasardhësit të saj.

Mandati i Drejtorit të Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit përfundon gjatë muajit korrik 2026, ndërsa në gusht 2026 përfundojnë mandatet e Kryesuesit dhe dy anëtarëve të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Po ashtu, mandati i Auditorit të Përgjithshëm përfundon më 12 gusht 2026. Sipas legjislacionit në fuqi, Auditori i Përgjithshëm vazhdon ushtrimin e funksionit deri në zgjedhjen e pasardhësit, ndërsa procedura për zgjedhjen e Auditorit të ri duhet të zhvillohet me kohë për të shmangur zvarritjet në këtë institucion kushtetues.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Ndryshimi i rrjedhës së Ibrit”- Vuçiq e kalon vijën e kuqe, BE hesht

“Ndryshimi i rrjedhës së Ibrit”- Vuçiq e kalon vijën e kuqe, BE hesht

“VITA”: Në produktet tona nuk u gjet vaj palme – Muja: Kjo kompani është importuesi më i madh i vajit të palmës

“VITA”: Në produktet tona nuk u gjet vaj palme – Muja: Kjo kompani është importuesi më i madh i vajit të palmës

“Para lufte s’kanë pas asgjë, tash multimilionera”, mërgimtari viziton Kuvendin, i zhgënjyer me deputetët

“Para lufte s’kanë pas asgjë, tash multimilionera”, mërgimtari viziton Kuvendin, i zhgënjyer me deputetët

Plagoset një person në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Juristi Mujaj: Kosova duhet të shkojë sërish në zgjedhje, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka skaduar

Juristi Mujaj: Kosova duhet të shkojë sërish në zgjedhje, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka skaduar

Inspektorati i Tregut kërkon që disa produktet të Vitës të tërhiqen nga tregu

Inspektorati i Tregut kërkon që disa produktet të Vitës të tërhiqen nga tregu

Hamza premton sigurime shëndetësore,furnizim me barna esenciale e modernizim të QKUK-së

Hamza: Vetëvendosja është shndërruar në shkatërruese të themeleve institucionale të shtetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën