TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD: Ndërprerja e seancës konstituive cenon Kushtetutën, nuk arsyetohet me mungesën e marrëveshjes

by teve1
2 orë ago
1
A A
IKD: Ndërprerja e seancës konstituive cenon Kushtetutën, nuk arsyetohet me mungesën e marrëveshjes

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar se ky veprim përbën cenim të rendit kushtetues dhe nuk mund të justifikohet me mungesën e një marrëveshjeje politike ndërmjet partive.

Në reagimin e publikuar të enjten, IKD thekson se ushtruesja e detyrës së Presidentes e kishte thirrur seancën në ditën e 30-të të afatit kushtetues, duke u lënë partive politike kohë të mjaftueshme për të zhvilluar negociatat për formimin e institucioneve.

Sipas IKD-së, seanca konstituive kishte nisur në përputhje me procedurat, me verifikimin e kuorumit, betimin e deputetëve dhe miratimin e raportit të Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, por në vend që të vazhdonte me zgjedhjen e organeve të Kuvendit, ajo u shndërrua në hapësirë për deklarime politike dhe negociata lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Instituti vlerëson se kërkesa e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për kohë shtesë për konsultime me partitë parlamentare, si dhe vendimi i kryesuesit Avni Dehari për ndërprerjen e seancës, nuk kanë mbështetje në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Kuvendit.

“Në seancën konstituive nuk zhvillohet debat. Rrjedhimisht, kjo seancë nuk mund të përdoret për diskutime politike, kërkesa jashtë rendit të përcaktuar apo kushtëzimin e konstituimit me marrëveshje për çështje të tjera”, thuhet në reagim.

IKD thekson se zgjedhja e Presidentit të Republikës është një proces i veçantë kushtetues dhe nuk mund të shërbejë si parakusht për konstituimin e Kuvendit.

Sipas institutit, negociatat politike duhet të zhvillohen jashtë seancës, pa bllokuar funksionalizimin e institucionit më të lartë përfaqësues.

Më tej, IKD rikujton se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartë detyrimin që Kuvendi të konstituohet brenda afatit prej 30 ditësh, duke nënvizuar se ky nuk është një afat orientues, por një detyrim kushtetues.

Instituti vlerëson se mungesa e një sanksioni të shprehur për tejkalimin e afatit nuk e bën të ligjshme shkeljen e Kushtetutës dhe paralajmëron se zvarritja e procesit cenon sundimin e ligjit dhe krijon një precedent të rrezikshëm institucional.

Në fund, IKD u ka bërë thirrje deputetëve që të vazhdojnë menjëherë seancën konstituive dhe ta përfundojnë konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues, pa debate procedurale dhe pa kushtëzime politike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri: Bashkëpunimi është kodi i demokracisë sonë parlamentare

Haziri: Bashkëpunimi është kodi i demokracisë sonë parlamentare

Dogana konfiskon produkte të padeklaruara për flokë në Vërmicë

Dogana konfiskon produkte të padeklaruara për flokë në Vërmicë

34-vjeçari në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë së tij

34-vjeçari në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë së tij

Kurti: Duhet ta lëvizim çdo guralec për t’i shmangur zgjedhjet e reja

Futbollisti 27-vjeçar vritet pas një sulmi brutal nga grabitësit

Futbollisti 27-vjeçar vritet pas një sulmi brutal nga grabitësit

Ukraina godet vendet ruse të naftës, ndërsa Moska nis sulme ajrore

Ukraina godet vendet ruse të naftës, ndërsa Moska nis sulme ajrore

U17: Kosova përballet me Bullgarinë në volejboll

U17: Kosova përballet me Bullgarinë në volejboll

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën