TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

IKD: Kuvendi ka dështuar ta përmbushë rolin kushtetues edhe në sesionin pranveror

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Buxheti për vitin 2024, opozita thotë se s’është zhvillimor

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar gjetjet e monitorimit të punës së Kuvendit për sesionin pranveror 2024, për të cilin ka konstatuar se ka dështuar ta përmbushë rolin kushtetues.

IKD thotë se sikurse, në vitet paraprake, edhe në sesionin pranveror të këtij vitit, puna e Kuvendit është karakterizuar nga mungesa e vazhdueshme e kuorumit.

Gjithashtu potencon se mungesa ka pasur edhe “nga vendimmarrjet në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, në disa raste nga vendimmarrjet e kundërligjshme, nga cenimi i vazhdueshëm i institucioneve të pavarura me rastin e raportimit në mbledhjet e komisioneve parlamentare, nga ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë përmes deklaratave publike nga ana e deputetëve të Kuvendit dhe nga kabineti qeveritar, nga mungesa e transparencës së plotë në çështje kyçe të punës së kuvendit, nga mungesa e dobët e mbikëqyrjes parlamentare, nga injorimi i qeverisë përballë deputetëve dhe nga gjuha joparlamentare, seksiste, raciste, mizogjene dhe homofobe”, thuhet në gjetjet e IKD-së.

Gjetjet e IKD-së tregojnë se mungesa e kuorumit ka prodhuar mosefikasitet në punën e Kuvendit.

Sipas IKD-së, në sesionin pranveror të këtij kanë mbetur pa u trajtuar 30 pika të rëndit të ditës.

“Në mungesë të një planifikimi adekuat, nga sesioni pranveror kanë mbetur pa u trajtuar tridhjetë (30) pika të rendit të ditës të cilat ishin në shqyrtim e sipër, ku në mesin e këtyre pikave ishin edhe votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimit të negociuara pa publikim të njoftimit për kontrat, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore, themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje, zgjedhja e mandatit të një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar dhe emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore”.

Ndërkohë 12 projektligje kanë mbetur pa u miratuar. Sipas IKD-së, Kuvendi ka pasur probleme edhe me transparencës. Në sesionin pranveror Kuvendi ka dështuar të rregullojë çështjen e votimit elektronik në seancë plenare, “të transmetojë në kohë reale mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe të publikojë dokumentet e mbledhjeve të Komisioneve Hetimore Parlamentare”.

“Për më tepër, edhe pse është obligim nga Rregullorja e Punës, Kuvendi nuk është duke i publikuar votimet për vendimet e veta, kur votimet bëhen me ngritje të dorës”, thotë IKD-ja.

Gjatë sesionit pranveror, deri në seancën e fundit plenare në këtë sesion, Kuvendi miratoi në tërësi 36 projektligje, prej të cilave 21 të proceduara nga viti 2023 dhe 15 të proceduara në vitin 2024.

Tags: IKDKuvendi i Kosovessesioni pranveror
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Zgjedhjet në PDK dhe AAK, analistët: Të jenë reale e jo formale

​Zgjedhjet në PDK dhe AAK, analistët: Të jenë reale e jo formale

Anushiq: Bashkëpunimi Kroaci-Kosovë-Shqipëri, s’ ka asgjë kontestuese dhe nuk rrezikon askënd

Anushiq: Bashkëpunimi Kroaci-Kosovë-Shqipëri, s’ ka asgjë kontestuese dhe nuk rrezikon askënd

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza shpërndan video nga përgatitjet për marshin e 17 shkurtit: Drejtësi, jo politikë

Kurti i tregon Plenkoviqit se tash ka shumicë solide në qeverisje

Deputeti kanadez uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Deputeti kanadez uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

​Rubio: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, Kurti i pranishëm gjatë fjalimit në Mynih

​Rubio: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, Kurti i pranishëm gjatë fjalimit në Mynih

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën