TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD kërkon që KPK-ja ta shpallë konkursin për kryeprokuror të shtetit

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
IKD kërkon që KPK-ja ta shpallë konkursin për kryeprokuror të shtetit

Instituti i Kosovës për Drejtësi i ka bërë thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës që në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të tij, të shpallë konkursin për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Shpallja e këtij konkursi dhe zhvillimi i një procesi meritor do të ishte një sinjal adekuat i shenjave pozitive të reformës në KPK.

“Kosova është pa Kryeprokuror të Shtetit që nga prilli i vitit 2022. Kështu, tani po bëhen katër (4) vjet që kur Prokurori i Shtetit funksionon me u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit. Më 17 tetor 2023, Presidentja e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nuk e ka dekretuar kandidatin e propozuar nga KPK për Kryeprokuror të Shtetit, duke e kthyer këtë proces në KPK. Fatkeqësisht, që nga ajo kohë, KPK nuk ka vepruar në drejtim të zhvillimit të një procesi meritor dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit”, thuhet në njoftimin e IKD-së.

Më tej thuhet se mosveprimi i KPK për vite me radhë kishte shpërfaqur mënyrën korporatiste të veprimit brenda KPK. Tanimë kur KPK është funksionalizuar sipas reformës së re, ndër veprimet e para të saj duhet të jetë shpallja e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit dhe zhvillimi i një procesi transparent dhe meritor, ashtu që emri i Kryeprokurorit të Shtetit të mos dalë nga një proces i kontestuar. Kjo kërkesë është dhënë edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën.

“Për këtë arsye, IKD i bën thirrje KPK që sa më parë që është e mundur të shpallë konkursin për Kryeprokuror të ri të Shtetit duke përmbushur këtë pozitë e cila ka mbetur vakante për afër 4 vjet”, thuhet në komunikatë.

Në të kundërtën, sipas IKD-së, vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellonte më tej zbrazëtinë institucionale në krye të Prokurorit të Shtetit dhe do të dëmtonte besimin publik në funksionimin e pavarur dhe efektiv të vetë KPK.

“Prandaj, KPK duhet të veprojë pa vonesë për të nisur dhe zhvilluar një proces të rregullt, transparent dhe meritor për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit”, thuhet në njoftim

Tags: IKDkonkursKPKKryeprokuror i shtetitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Seanca konstituive nuk është e vonshme, negociatat LVV-LDK mbeten vendimtare

Alijaj: Seanca konstituive nuk është e vonshme, negociatat LVV-LDK mbeten vendimtare

​Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

​Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

​Rezolutë në Kongresin e ShBA-së, kërkohet që sesioni i AP të OSBE-së të mbahet në Charleston e jo në Beograd

​Rezolutë në Kongresin e ShBA-së, kërkohet që sesioni i AP të OSBE-së të mbahet në Charleston e jo në Beograd

AME: Situata pas reshjeve në Kosovë është stabile, uji është në rënie në zonat e prekura

“Info Nata”- 27.05.2026

Kulla për Adem Demaçin: Një nga figurat më të rëndësishme për rezistencën dhe shtetndërtimin e Kosovës

Kulla për Adem Demaçin: Një nga figurat më të rëndësishme për rezistencën dhe shtetndërtimin e Kosovës

Gjini: Aleanca miraton agjendën vjetore, kërkon institucione të qëndrueshme

Gjini: Aleanca miraton agjendën vjetore, kërkon institucione të qëndrueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën