TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD kërkon hapjen e mbledhjeve të bordeve dhe komisioneve

by teve1
38 minuta ago
0
A A
IKD kërkon hapjen e mbledhjeve të bordeve dhe komisioneve

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar sot raportin “Llogaridhënia dhe transparenca e organeve kolegjiale përmes Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative”, i cili trajton çështjen e transparencës së organeve kolegjiale, përfshirë bordet dhe komisionet.

Në fokus të raportit është mënyra se si Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative rregullon mbledhjet e këtyre organeve, veçanërisht neni 39.2, i cili përcakton se mbledhjet janë të mbyllura, përveç rasteve kur një ligj specifik parasheh ndryshe.

Shqiponje Gashi nga IKD tha se çështja e mbledhjeve të mbyllura është e rëndësishme për transparencën institucionale, pasi qytetarët duhet të kenë mundësi të kuptojnë jo vetëm vendimin përfundimtar, por edhe procesin përmes të cilit është marrë ai vendim.

“Në fokus të raportit është neni 39.2 i Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, i cili mbledhjet e këtyre organeve i përcakton si të mbyllura përveç kur legjislacioni në fuqi parashikon ndryshe. Për Institutin e Kosovës për Drejtësi, kjo çështje është shumë e rëndësishme sepse llogaridhënia nuk lidhet vetëm me publikimin e vendimit përfundimtar apo të procesverbalit, por edhe me mundësinë për të kuptuar se si është zhvilluar diskutimi dhe se si është marrë ky vendim”, tha Gashi.

Gëzim Shala nga IKD tha se problemi kryesor qëndron në faktin se Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative e përcakton mbylljen e mbledhjeve si rregull, ndërsa hapjen e tyre vetëm si përjashtim.

Sipas tij, kjo krijon kufizime edhe për institucionet që kanë vullnet për t’i bërë mbledhjet më transparente.

“Problemi që kemi identifikuar ne është shumë i thjeshtë: Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative, në nenin 39.2 të tij, thotë se mbledhjet e organeve kolegjiale janë të mbyllura, përveçse nëse me një ligj specifik është paraparë ndryshe. Pra, Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative e ka paraparë mbylljen si rregull, ndërsa hapjen vetëm si përjashtim. Më tutje, ideja është se edhe nëse një institucion i caktuar ka vullnet për t’i hapur mbledhjet dhe për të promovuar transparencën, atëherë i njëjti nuk mundet ta bëjë këtë për shkak se i mungon baza ligjore për të hapur mbledhjet. Dhe këtu qëndron absurditeti i situatës”, tha Shala.

Mes tjerash, Shala tha se IKD ka një rekomandim për këtë ligj.

“Për këtë arsye, Instituti i Kosovës për Drejtësi rekomandon që të ndryshohet Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative në mënyrë që të përcaktohet se parim është hapja dhe jo mbyllja, dhe mbyllja të përcaktohet vetëm si përjashtim”, tha ai.

Në fund u theksua se mbledhjet e organeve kolegjiale duhet të kenë mundësinë të monitorohen nga qytetarët, mediat dhe shoqëria civile./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ku po hapen më së shumti biznese në Kosovë? Prishtina lë pas rajonet e tjera

​Ku po hapen më së shumti biznese në Kosovë? Prishtina lë pas rajonet e tjera

​Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku: Kosova është me ty

​Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku: Kosova është me ty

“Ora e pritjes” sonte vendoset edhe përballë “Xhevë e Fehmi Lladrovcit” në Drenas

“Ora e pritjes” sonte vendoset edhe përballë “Xhevë e Fehmi Lladrovcit” në Drenas

Rigjykimi për 53-milionëshin, mbrohen në heshtje Pal Lekaj dhe të tjerët

Rigjykimi për 53-milionëshin, mbrohen në heshtje Pal Lekaj dhe të tjerët

Abrashi i gëzohet golit dhe formës së mirë

Abrashi i gëzohet golit dhe formës së mirë

Nëntë medalje të Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, sonte ceremonia pëmbyllëse

Nëntë medalje të Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, sonte ceremonia pëmbyllëse

​Ku po hapen më së shumti biznese në Kosovë? Prishtina lë pas rajonet e tjera

​Ku po hapen më së shumti biznese në Kosovë? Prishtina lë pas rajonet e tjera

US Carlos Alcaraz fiton me përmbysje ndaj Faria, kalon në turin e tretë të US Open

US Carlos Alcaraz fiton me përmbysje ndaj Faria, kalon në turin e tretë të US Open

​Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku: Kosova është me ty

​Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku: Kosova është me ty

Gjobë 30 milionë dollarë për Clippers, kaluan limitin e pagës së Leonard

Gjobë 30 milionë dollarë për Clippers, kaluan limitin e pagës së Leonard

Zhegrova në mesin e lojtarëve që s’përfshihen në planet e Spallettit për sezonin e ardhshëm

Spalletti flet për lënien e Zhegrovës jashtë listës së UEFA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën