TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​IKD i kërkon Avokatit të Popullit ta dërgojë Ligjin për Paga në Kushtetuese

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Mbahet testi me shkrim i kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Përmes kësaj kërkese, IKD ka kërkuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit që sipas kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, ta procedojë Ligjin për Pagat në Sektorin Publik për vlerësim të kushtetutshmërisë në Gjykatën Kushtetuese.

“Me qëllim të mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, reagimi i Avokatit të Popullit në këtë situatë është i domosdoshëm. Përmes kësaj letre, IKD kërkon nga Avokati i Popullit që ta trajtojë këtë çështje dhe në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të iniciojë Ligjin NR. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në kërkesën e IKD.

IKD më 22 dhjetor 2022 ka publikuar analizën “Pagat në Sektorin Publik”. Në këtë analizë, gjetjet e IKD tregojnë për probleme serioze kushtetuese të, tanimë Ligjit për Paga në Sektorin Publik.

IKD ka gjetur se Ligji cenon sigurinë juridike të nëpunësve të sektorit publik, duke mos përcaktuar vlerën monetare të koeficientëve. Sa i përket uljes së pagave, Ligji ka përcaktuar rregulla adekuate për mbrojtjen e nëpunësve nga ulja e pagave. Por, IKD ka gjetur se Ligji i mbron këto rregulla vetëm për të ardhmen, por se nuk i aplikon për të kaluarën. Kjo pasi Ligji në fjalë nuk ka një zgjidhje adekuate në raport me nëpunësit e sektorit publik të cilët ndikohen negativisht nga ky Ligj.

“Ndonëse ky Ligj nuk ka përcaktuar vlerën monetare të koeficientit, nga fryma e përgjithshme e tij, si p.sh. përcaktimi i dispozitave mbi shtesën transitore, dhe nga disa prej raportimeve, shihet një tendencë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thotë IKD.

Me këtë rast, IKD tërheq vëmendjen se ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve në këtë situatë është në kundërshtim me kërkesat që rrjedhin nga Aktgjykimi nr. KO219/19 dhe në kundërshtim me opinionet e Komisionit të Venecias, të cilat kanë krijuar tashmë praktikë dhe standard ndërkombëtar, në raport me pagat në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

Në disa raste të tjera, IKD ka gjetur se Ligji në fjalë përmban dispozita të cilat paraqesin trajtim të pabarabartë të nëpunësve të sektorit publik, aspekt ky që paraqet shkelje të nenit 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Po ashtu, IKD ka gjetur se Ligji përmban dispozita të cilat cenojnë pavarësinë funksionale të sistemit të drejtësisë, i cili cenim paraqet shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për kanosje ndaj një gazetareje

MASh-i kërkon të ruhen tekstet shkollore për ripërdorim viteve të tjera

MASh-i kërkon të ruhen tekstet shkollore për ripërdorim viteve të tjera

Gërvalla takohet me homologun irlandez, në fokus reformat në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit

Gërvalla takohet me homologun irlandez, në fokus reformat në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit

​Një muaj paraburgim për sulm ndaj personit zyrtar në Gjilan

Haxhiu takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për agjendën legjislative dhe reformat në Kosovë

Haxhiu takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për agjendën legjislative dhe reformat në Kosovë

Mbreti i Belgjikës refuzon dorëheqjen e kryeministrit, Bart de Wever

Mbreti i Belgjikës refuzon dorëheqjen e kryeministrit, Bart de Wever

Policia e Kosovës shpall në kërkim Adnon Jasharin, të dyshuarin për vrasjen e Diana Kastratit

Policia e Kosovës shpall në kërkim Adnon Jasharin, të dyshuarin për vrasjen e Diana Kastratit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën