TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

IKD, FOL dhe INPO: Të shpallet sa më parë konkursi i ri për Kryeprokuror të Shtetit

nga teve1
1 vit më parë
0
A A
IKD, FOL dhe INPO: Të shpallet sa më parë konkursi i ri për Kryeprokuror të Shtetit

Organizatat joqeveritare Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres i kanë bërë thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës të shpallë konkurs të ri për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Ky institucion, ka 2 vite që funksionon me u.d të Kryeprokurorit të Shtetit, andaj sipas këtyre organizatave duhet një një proces transparent dhe meritor.

Po ashtu, në komunikatën e lëshuar, thuhet se deri më tani është bërë vetëm ripropozimi, pa proces të ri konkurrues, i emrit të njëjtë për dekretim si Kryeprokuror të Shtetit.

“Kështu, tani po bëhet dy (2) vite që kur Prokurori i Shtetit funksionon me u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit. Me këtë rast, duhet theksuar se nevoja për për të pasur Kryeprokuror të Shtetit nuk përjashton nevojën për një proces transparent dhe meritor për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.Më 17 tetor 2023, Presidentja e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nuk e ka dekretuar kandidatin e propozuar nga KPK për Kryeprokuror të Shtetit, duke e kthyer këtë proces në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Fatkeqësisht, kur po bëhen pesë (5) muaj nga nxjerrja e këtij njoftimi nga Presidentja e Republikës së Kosovës, KPK ende nuk ka vepruar në drejtim të zhvillimit të një procesi meritor dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatit për Kryeprouror të Shtetit. Veprimi i vetëm i tyre ka qenë ripropozimi, pa proces të ri konkurues, i emrit të njejtë për dekretim si Kryeprokuror të Shtetit”, thuhet në komunikatë.

Kosova është pa Kryeprokuror të Shtetit që nga prilli i vitit 2022.

Reagimi i plotë:

Organizatat jo-qeveritare Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres i bëjnë thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës që në përputhje me kompetencat që ka, pas mos dekretimit të kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, të shpallë konkurs të ri për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kosova është pa Kryeprokuror të Shtetit që nga prilli i vitit 2022. Kështu, tani po bëhet dy (2) vite që kur Prokurori i Shtetit funksionon me u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit. Me këtë rast, duhet theksuar se nevoja për për të pasur Kryeprokuror të Shtetit nuk përjashton nevojën për një proces transparent dhe meritor për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Më 17 tetor 2023, Presidentja e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nuk e ka dekretuar kandidatin e propozuar nga KPK për Kryeprokuror të Shtetit, duke e kthyer këtë proces në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Fatkeqësisht, kur po bëhen pesë (5) muaj nga nxjerrja e këtij njoftimi nga Presidentja e Republikës së Kosovës, KPK ende nuk ka vepruar në drejtim të zhvillimit të një procesi meritor dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatit për Kryeprouror të Shtetit. Veprimi i vetëm i tyre ka qenë ripropozimi, pa proces të ri konkurues, i emrit të njejtë për dekretim si Kryeprokuror të Shtetit.

Kjo mënyrë e veprimit nga KPK shpërfaqë mungesë të vullnetit të tyre për të zhvilluar një proces transparent dhe meritor për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Duke abstrahuar mos zhvillimin e një procesi meritor, transparent dhe me integritet të pakontestuar.

Nëse deri më 17 tetor 2023 KPK nuk ka pasur përgjegjësi për vonesat që janë krijuar në këtë proces për shkak se propozimi ishte tek Presidentja e Republikës së Kosovës, që nga kjo datë e tutje, KPK është institucioni i vetëm përgjegjës pse Kosova nuk ka Kryeprokuror të Shtetit.

Në linjë me rekomandimet e dala nga vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, gjetjet e koalicionit të OJQ-ve dhe thirrjeve të partnerëve ndërkombëtarë, KPK duhet të shpallë konkursin e ri për Kryeprokuror të Shtetit dhe të sigurojë një proces meritor dhe transparent, në mënyrë që emri i Kryeprokurorit të ri të Shtetit të dalë nga një proces me integritet të pakontestuar.

Vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës konfirmoi gjetjet e kualicionit të OJQ-ve që monitoruan procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit. Sipas koalicionit të OJQ-ve, procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka siguruar meritokraci, objektivitet dhe se kandidatët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë, çka sipas koalicionit ky proces është shoqëruar me shkelje të shumta të procedurave.

Ndaj këtij procesi, kishte reaguar Ambasada Amerikane, ajo Gjermane dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke u shprehur të zhgënjyer me këtë proces. Duhet rikujtuar se integriteti i këtij procesi ishte cenuar qysh në fillim, pasi ishin tërhequr edhe nga monitorimi Ambasada Britanike, e cila ishte injoruar për dy muaj nga KPK dhe Kryeprokurori i Shtetit.

Për më tepër edhe Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2022 ka theksuar zhgënjimin e ambasadave dhe shoqërisë civile për mungesën e drejtësisë, transparencës dhe parimeve të meritës në procesin e zhvilluar nga KPK.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis seanca e radhës në rastin “Banjska”, pritet dëshmia e dy dëshmitarëve

Nis seanca e radhës në rastin “Banjska”, pritet dëshmia e dy dëshmitarëve

MSh rekomandon që të shmanget puna në ambient të jashtëm prej orës 11:00-16:00

MSh rekomandon që të shmanget puna në ambient të jashtëm prej orës 11:00-16:00

Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publike

Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publike

Zhduket një vajzë në Malishevë

Gruaja nga Prizreni raportohet e zhdukur që dy muaj

Nis seanca e radhës në rastin “Banjska”, pritet dëshmia e dy dëshmitarëve

Nis seanca e radhës në rastin “Banjska”, pritet dëshmia e dy dëshmitarëve

MSh rekomandon që të shmanget puna në ambient të jashtëm prej orës 11:00-16:00

MSh rekomandon që të shmanget puna në ambient të jashtëm prej orës 11:00-16:00

Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publike

Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publike

Zhduket një vajzë në Malishevë

Gruaja nga Prizreni raportohet e zhdukur që dy muaj

​Drita përballet sot me Copenhagen në Ligën e Kampionëve

​Drita përballet sot me Copenhagen në Ligën e Kampionëve

KFOR-i vendos tabela të reja në kufirin Kosovë -Serbi

KFOR-i vendos tabela të reja në kufirin Kosovë -Serbi

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Policia e Kosovës arreston shtetasin e Serbisë i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X