TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD: E rrezikshme, qindra mijëra armë pa leje janë në duart e qytetarëve

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
IKD: E rrezikshme, qindra mijëra armë pa leje janë në duart e qytetarëve

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka publikuar raportin: “Dënimet me gjobë – “Leje” për armëmbajtje”.

Në bazë të këtij raporti të IKD-së, politika ndëshkimore e gjykatave për veprat e armëmbajtjes pa leje ka qenë kryesisht e orientuar nga dënime me gjobë, derisa vetëm në raste përjashtuese janë shqiptuar dënime me burgim efektiv.

Ky raport sqaron se veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” janë dy vepra të ndara.

Përderisa thekson se në rastet kur konsumohen të dy veprat penale, nuk mund të konsiderohet se njëra prej tyre e absorbon tjetrën.

Sipas raportit, IKD gjen se kështu është edhe praktika gjyqësore në shumicën e rasteve të analizuara. Mirëpo, IKD gjen se një gjë e tillë nuk ka ndodhur në gjashtë raste.

Sipas këtij raporti, në gjashtë raste, Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë vetëm për përdorim të armës e jo edhe për armëmbajtje pa leje.

Kështu, më tej thuhet se në pamundësi të tejkalimit të akuzës, Gjykata i ka dënuar të pandehurit në këto raste vetëm për përdorim të armës e jo edhe për armëmbajtje pa leje. Raporti thekson se kjo mënyrë e veprimit nga ana e Prokurorit të Shtetit ka amnistuar gjashtë të pandehur nga vepra penale e armëmbajtjes pa leje shkruan kp.

IKD gjen se ka ndodhur edhe e kundërta.

“IKD ka evidentuar tri raste kur Prokurori i Shtetit i ka akuzuar të pandehurit vetëm për armëmbajtje pa leje, përkundër se në dispozitivin e aktakuzës theksohet përdorimi i armës. Kështu, të pandehurit janë dënuar vetëm për veprën penale të armëmbajtjes pa leje e jo edhe për përdorim të armës”, thuhet këtë raport.

Sipas IKD, kjo qasje e Prokurorit të Shtetit që nuk është në linjë as me Kodin NR. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës dhe as me praktikën e përgjithshme, në këto raste ka amnistuar të pandehurit nga vepra penale e armëmbajtjes pa leje, respektivisht përdorimit të armës.

Hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala, në konferencë për medie të premten, tha se në bazë të raporteve ndërkombëtare qindra mijëra armë pa leje janë në duart e qytetarëve dhe kjo sipas tij paraqet rrezik për shoqërinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrim përmes Call Center në Prishtinë

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

​Berisha: Dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë në Tiranë, mbështetje e fuqishme për protestën studentore

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrim përmes Call Center në Prishtinë

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën