TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD: Drejtësia duhet të veprojë ndaj sulmeve, pa krijuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët

by teve1
1 orë ago
0
A A
IKD: Drejtësia duhet të veprojë ndaj sulmeve, pa krijuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet e fundit dhe angazhimin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Skenderaj, në rrethana, që sipas tyre, kanë krijuar perceptim të ndërhyrjes politike dhe instrumentalizimit të policisë për interesa partiake apo politike, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët në Skenderaj dhe publiku në Kosovë.

IKD thekson se Policia e Kosovës mbetet një ndër institucionet me të besueshme në Republikën e Kosovës. Ky besim dhe kjo mbështetje për Policinë e Kosovës nuk duhet të keqpërdoren dhe shfrytëzohen për interesa partiake dhe politike.

Instituti dënon çdo formë të dhunës fizike, nga kushdo që kryhet dhe ndaj kujtdo që drejtohet.

“ Personat e dyshuar për sulmin në fjalë duhet të trajtohen nga organet kompetente dhe të mbahen përgjegjës sipas ligjit. Drejtësia në raste të tilla duhet të jetë efikase, efektive dhe e paanshme, përmes procedurave të rregullta policore dhe hetimore, siç ndodh në rrethana normale për raste të ngjashme, dhe jo përmes pamjeve të mobilizimit të njësive speciale që krijojnë shqetësim te qytetarët, tensionojnë situatën në terren dhe japin përshtypjen e përdorimit të forcës policore për menaxhim politik të një incidenti të veçantë”,thekson IKD.

Në reagim thuhet se pavarësia profesionale dhe operative e Policisë së Kosovës përbën një ndër shtyllat kryesore të shtetit demokratik dhe sundimit të ligjit.”

Strukturat policore nuk mund dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të përdoren për demonstrim force politike, presion institucional apo menaxhim politik të një rasti të vetëm.

Kjo qasje dëmton seriozisht besimin e qytetarëve në institucionet e sigurisë dhe cenon parimet themelore të funksionimit demokratik të shtetit”, thuhet në reagim.

IKD vlerëson se në një shtet demokratik, Policia e Kosovës duhet të veprojë ekskluzivisht mbi bazën e ligjit, vlerësimeve profesionale të sigurisë dhe zinxhirit të pavarur komandues operacional, e jo mbi kalkulime të politikave ditore.

Sipas tyre, vendimmarrja për angazhimin e njësive speciale duhet të jetë proporcionale, e arsyetuar dhe e bazuar në vlerësim real të rrezikut për rendin dhe sigurinë publike.

IKD konsideron se arsyetimet publike për kontrolle rutinore të automjeteve vështirë të harmonizohen me perceptimin publik të krijuar nga mobilizimi i forcave speciale në një situatë me tension politik dhe pas raportimeve për përfshirje të zyrtarëve të lartë politikë në incident fizik.

Pikërisht në situata të tilla, Instituti thotë se institucionet e sigurisë duhet të tregojnë kujdes maksimal për të ruajtur paanshmërinë institucionale dhe për të shmangur çdo veprim që mund të interpretohet si presion ndaj qytetarëve apo mbështetje indirekte ndaj interesave të pushtetit.

“Ruajtja e pavarësisë operative të Policisë së Kosovës është thelbësore për funksionimin demokratik të shtetit dhe për garantimin e sigurisë së të gjithë qytetarëve pa dallim politik. Çdo devijim nga ky standard rrezikon të shndërrojë institucionet e sigurisë nga institucione të shtetit në instrumente të pushtetit politik, gjë që është e papranueshme në një demokraci funksionale. Veprimet e tilla rrezikojnë uljen e besimit të publikut në Policinë e Kosovës, e cila ka investuar konsiderueshëm në këtë pjesë.Përgjegjësia dhe llogaridhënia janë bazament i sundimit të ligjit në një shoqëri demokratike, andaj presim nga Drejtori i Policisë së Kosovës të ofroj sqarime publike se mbi çfarë vlerësimi apo urdhri është mobilizuar policia e Kosovës dje në Skenderaj, cili ka qenë roli dhe qëllimi i dërgimit të forcave speciale në orët e vona, dhe cilat janë masat që do të merren në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten”, thuhet në reagim.

Krejt në fund, IKD e sheh si shqetësuese informimin institucional se kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, nuk ka pranuar të intervistohet.

” Në lidhje me këtë çështje, ligji ka paraparë mekanizma adekuatë të bashkëpunimit dhe kjo çështje nuk duhet të varet nga vullneti i tij, por nga forca e ligjit, të cilin duhet ta vënë në funksion organet ligjore. Përkundër kësaj, nga Komuna e Skenderajt kanë mohuar se z. Lushtaku ka marrë ftesë. Këtë çështje, si në procedurë ashtu edhe në komunikim me publikun, duhet ta qartësojnë institucionet kompetente”, thuhet tutje në reagim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia në kërkim të një të dyshuari për grabitje

Policia në kërkim të një të dyshuari për grabitje

100 paraqitje për Hoxhën, kampion me Dinamon

Widzew Lodz distancohet nga Arbër Hoxha

“Ditari”- 11.05.2026

“Ditari”- 11.05.2026

T: Portieri Haxhihamza, më i miri i xhiros

T: Portieri Haxhihamza, më i miri i xhiros

Ndërron jetë ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi

Ndërron jetë ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Prokuroria në Gjilan ndalon zyrtarin e APK-së, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe lëshim të dokumenteve për dru ilegal

OVL e UÇK-së mban takim urgjent në Skenderaj, reagon ndaj aksionit policor

OVL e UÇK-së mban takim urgjent në Skenderaj, reagon ndaj aksionit policor

Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth Troxler, Carlita, Manifest

Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth Troxler, Carlita, Manifest

Shtatë vite pas anëtarësimit në BE, të huajt mund të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri

Shtatë vite pas anëtarësimit në BE, të huajt mund të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri

Gërvalla: Fuqizimi i familjes është përgjegjësi shtetërore

Gërvalla: Fuqizimi i familjes është përgjegjësi shtetërore

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

Mbyllet për publikun gjykimi për vrasjen në Zllakuqan, dëshmojnë dëshmitarë të mitur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën