Gjatë orëve të mëngjesit, disa zona të vendit u përballën me temperatura të ulëta. Vlera më e ulët e ditës u regjistrua në Vërbicë e Zhegocit, Komuna e Gjilanit, ku termometri shënoi -15°C.
Meteorologët paralajmërojnë se kushtet e ftohta do të vazhdojnë edhe gjatë ditës në disa rajone, duke këshilluar qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj rreziqeve nga temperaturat e ulëta.











