TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

IDK: Ligji i ri për zgjedhje nuk ka prodhuar ndonjë rezultat konkret

nga Tëvë1
5 muaj më parë
1
A A
IDK: Ligji i ri për zgjedhje nuk ka prodhuar ndonjë rezultat konkret

Votimi fizik në ambasada, numërimi i votave në qendrat komunale të numërimit, votimi për 10 kandidatë…

Këto janë vetëm disa nga praktikat e reja që u vendosen me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme e që u implementua për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, shkruan KosovaPress.

Reklamë

Por, sa ja vlejtën këto ndryshime?

Pati dyshime për manipulim, fletëvotime të pavlefshme dhe rinumërim.

Tridhjetekatër ditë nga mbajtja e zgjedhjeve dhe ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ-ja e ka sot në rend dite shpalljen e rezultateve.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës (IDK) konsiderojnë se Ligji i ri për zgjedhje nuk ka prodhuar ndonjë rezultat konkret në administrimin e procesit zgjedhor,

Sipas hulumtuesit Vullnet Bugaqku, KQZ-ja ka dështuar me administrimin e procesit të numërimit të votave për kandidatë.

Sipas tij, nëse një proces i numërimit kalon nëpër duar të komisionerëve “domosdo manifestohet manipulimi, apo dyshimi mbi manipulimin e rezultateve, qoftë e partive politike apo kandidatëve për deputetë”.

“Ne jemi dëshmitarë që këtë vit kur kemi pasur zgjedhjet e rregullta parlamentare, ndryshimet e reja ligjore nuk është se kanë prodhuar ndonjë rezultat konkret ose nuk është nxjerrë ndonjë efikasitet i KQZ në administrimin e procesit zgjedhor, sidomos në adresimin e procesit të numërimit të votave për kandidatë në Qendra Komunale dhe QNR. KQZ-ja, ka dështuar të administrojë procesin e numërimit të votave për kandidatë dhe jemi dëshmitarë që është paraqitur një fenomen që pavarësisht ndryshimeve ligjore që ne mund t’i prodhojmë, nëse procesi i numërimit kalon nëpër duar fizikisht të komisionerëve, domosdo po manifestohet manipulimi apo dyshimet mbi manipulimin e rezultateve, qoftë e partive politike, qoftë edhe të kandidatëve për deputetë”, thotë Bugaqku.

Në anën tjetër, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se pas përfundimit të gjithë procesit, do të analizohen edhe ndikimet e ndryshimeve ligjore.

“Pas çdo procesi zgjedhor, KQZ-ja diskuton dhe analizon ecurinë e organizimit të të gjithë procesit zgjedhor, në mënyrë që të bëhen përmirësimet e duhura aty ku ka pasur lëshime. Gjithashtu, si institucion që zbaton Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, do të analizohen edhe ndikimet e ndryshimeve ligjore në raport me aspektet organizative të procesit zgjedhor”, thotë Elezi.

Elezi shton se KQZ-ja ende nuk e ka koston përfundimtare, pasi procesi nuk është përmbyllur ende.

“Ne ende mund të flasim vetëm për buxhetin e planifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e procesit zgjedhor, i cili është në vlerën e më shumë se 8 milionë e 700 mijë euro. Zgjedhjet nuk janë përmbyllur ende, çka do të thotë se për të ditur saktë se sa do të kushtojë organizimi i të gjithë këtij procesi zgjedhor, duhet të presimin përfundimin e tij dhe të gjitha procedurat tjera”, shton Elezi.

Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme – i miratuar në mesin e vitit 2023 – mundësoi që për herë të parë të votohen 10 kandidatë nga 5 sa ishte në të kaluarën.

Për herë të parë, gjithashtu, u organizua votimi fizik në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës, në 19 shtete, si dhe votimi me postë në kuti postare të hapura nga KQZ-ja në 22 shtete të ndryshme të botës.

Zgjedhjet në Kosovë – të parat të rregullta që prej shpalljes së pavarësisë më 2008, janë mbajtur më 9 shkurt, pas një fushatë zgjedhore që zgjati një muaj.

Në garë ishin 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, ka dalë fituese e zgjedhjeve, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën ka dalë e katërta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Supremja rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për zgjatjen e afatit për dorëzimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë

Supremja rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për zgjatjen e afatit për dorëzimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Istog: Një person gjendet i vdekur në veturë, Policia në vendin e ngjarjes

Korenica: Ngërçi politik në Kuvend pritet të vazhdojë edhe pas aktvendimit të Kushtetueses

Korenica: Ngërçi politik në Kuvend pritet të vazhdojë edhe pas aktvendimit të Kushtetueses

Bugaqku: Deputetët kanë afat 48 orë për të filluar seancën e radhës

Gjilani barazon me Ballkanin në start të sezonit

Sigal Prishtina mëson kundërshtarët në ENBL

Sigal Prishtina mëson kundërshtarët në ENBL

Tottenhami bën ofertë për Ezën

Tottenhami bën ofertë për Ezën

Bugaqku: Deputetët kanë afat 48 orë për të filluar seancën e radhës

Bugaqku: Deputetët kanë afat 48 orë për të filluar seancën e radhës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X